You must enable JavaScript to view this site.
This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies. Review our legal notice and privacy policy for more details.
Close
Homepage > Regions / Countries > Europe > Balkans > Kosovo > Setting Kosovo Free: Remaining Challenges

Kosova pa mbikëqyrje: Sfidat e Mbetura

Europe Report N°218 10 Sep 2012

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIME

Kosova ka zbatuar një pjesë të madhe të planit të Ahtisaarit – projekti për funksionimin demokratik te saj, i cili ofron të drejta themelore për serbët dhe minoritetet e tjera – dhe meriton që të jetë plotësisht e pavarur, por nuk duhet të ketë shkarje dhe devijim dhe duhet të respektohen edhe pjesët e mbetura të planit. Qeveria e Prishtinës kryesisht vepron në përputhje me të dhe shumë serbë që jetojnë në jug të lumit Ibër tani e pranojnë autoritetin e saj, u binden ligjeve të saj dhe marrin pjesë në jetën politike në një mënyrë që katër vjet më parë ka qenë e paimagjinueshme. Sidoqoftë, këto arritje rrezikohen nga marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi, zvoglimi I komunitetit serb, dhe frustrimi i Prishtinës për paaftësinë e saj për të shtrirë sovranitetin e vet në pjesën veriore me shumicë serbe si dhe arritjen e plotëptë plotë ndërkombëtare. Një rritje në sulmet e motivuara etnikisht tregon se paqja është e brishtë. Qeveria duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kriterit të Ahtisaarit për minoritetet. Por plani nuk mund të funksiononte në izolim dhe nuk mund të veçohet nga marrëdhëniteve e përgjithshme Kosovë-Serbi. Beogradi ka nevojë të fitojë besimin e Prishtinës dhe miratimin së paku të heshtur të saj për vazhdimin e operimit të në territorin e Kosovës, veçanërisht në jug.

Vitet e paraetë pavarësisë së Kosovës u mbikëqyrën nga Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) e krijuar nga plani i Ahtisaarit. Në 10 shtator 2012, merr fund ICO-ja dhe “mbikëqyrja” ndërkombëtare, duke e lënë qeverinë e Prishtinës me përgjegjësinë e plotë për këtë vend të ri. Kjo është një kohë vendimtare për marrëdhëniet e Kosovës me popullsinë e vet serbe dhe Serbinë; plani Ahtisaari ende ofron modelin më të mirë për të garantuar bashkëjetesë paqësore.

Shumë serbë në Kosovë bashkëpunojnë me institucionet shtetërore për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e tyre, por ata në veri vazhdojnë të mos pranojnë tw bashkëpunojnëQeveria ka përfshirë shumicën e planit të Ahtisaarit në kushtetutën dhe ligjet e veta me dispozita bujare ndaj serbëve të Kosovës edhe pse zbatimi ndonjëherë ka qenë i pakënaqshëm. Ajo ka deleguar kompetenca te komunat duke lejuar jo vetëm serbët, por edhe shumicën shqiptare, që të kenë një rol më të madh në mënyrën se si i drejtojnë çështjet e tyre të brendshme. Megjithatë, shumë në Prishtinë kanë filluar të venë në dyshim atë që ata shohin si trajtim preferencial të dhënë serbëve. Komunikimi po bëhet më i vështirë pasi shumë pak të rinj flasin gjuhën e njëri-tjetrit. Pas vitesh me shumë pak incidente ndëretnike, sulmet ndaj serbëve po bëhen më të shpeshta.

Serbia nuk ndjen detyrime ndajplanit tëi Ahtisaarit dhe në këtë mënyrë mban një prani domethënëse në Kosovë, e cila është shtuar pas pavarësisë së vitit 2008 kur Beogradi ishte i vendosur të tregonte se ruante një farë kontrolli mbi bashkëkombësit e vet. Kontrolli i Beogradit në Kosovën e veriut është thuajse i tërësishëm. Në jug, kryesisht paguan shumë paga dhe pensione serbëve dhe drejton sistemet arsimore dhe shëndetësore pa informuar Prishtinën. Qeveria e Kosovës e toleron këtë por edhe po bën përpjektje t’i mbyll institucionet me bazë në Beograd që gjenden në jug. Një situateë e tillë mbase do të shkaktonte largimin e shpejtë të shumë serbëve. Kur Kosova pranoi planin e Ahtisaarit, ra dakord që Serbia të mbetej e përfshirë në territorin e vet, edhe pse në një mënyrë bashkëpunuese dhe transparente. Megjithatë, Beogradi ka refuzuar këtë bashkëpunim dhe Kosova është duke treguar shenja padurimi. Nëse nuk do të pranojë planine Ahtisaarit, Beogradi ka nevojë të veprojë në frymën e tij ose do të rrezikojë të humbasë edhe atë ndikim që i ka mbetur ende në jug.

Një dekadë më parë dy të tretat e serbëve të Kosovës jetonin në jug të Ibrit, të shpërndarë midis një shumice dërmuese shqiptare, dhe një e treta në veriun me popullsi dërmuese serbe. Raporti i serbëve që jetonin në jug dhe në veri ka ndryshuar drejt barazisë dhe popullsia serbe e jugut është rurale, e plakur në moshë dhe pasive nga aspekti politik. Numri i pjesëtarëve serbtë shkolluar dhe me formim politik është shumë i vogël dhe jashtë raportit për rolin e madh që plani I Ahtisaarit I ka dhënë këtij komuniteti, veçanërisht pasi serbët në komunat veriore refuzojnë të marrin pjesë. Ata dhe minoritete të tjera varen plotësisht nga privilegje, duke përfshirë edhe kuotat; ata nuk kanë vota të mjaftueshme për të fituar ulëse legjislative në konkurim të hapur. Delegatët e tyre minoritarë në Kuvend rrallë u rezistojnë preferencave politike të përfaqësuesve shumicë të shqiptarëve. Për shembull, delegatët serbë e lejuan qeverinë që të shuante premtimin e Ahtisaarit për një “kanal televiziv të pavarur në gjuhën serbe” duke e zëvendësuar atë me një kanal serb të kontrolluar nga transmetuesi publik.

Megjithatë krijimi i gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit pati sukse të madh; ata kanë marrë përsipër shumicën e rolit qeverisës nga strukturat paralele të financuara prej Serbisë, edhe pse arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbetet nën kontrollin e Beogradit. Komunat më të mëdha si Graçanica dhe Shtërpca kanë kuvende aktive,po zbatojnë projektet për zhvillimin e infrastrukturës me fonde të huaja dhe të qeverisë së Kosovës, dhe po marrin përsipër përgjegjësi në një spektër të gjerë fushash. Komunat e tjera të reja janë të vogla, u mungon stafi kompetent dhe përpiqen të krijojnë burimet që iu nevojiten. Por të gjitha komunat e Kosovës po konkurrojnë për fonde të kufizuara publike dhe private. Autoritetet qendrore kanë tendencën që të mikro-menaxhojnë shpenzimet e tyre dhe t’i privojnë nga mënyrat për të mbledhur fonde. Pak qeveri komunale, qofshin ato serbe apo shqiptare, kanë stafin e trajnuar që u nevojitet për të ushtruar kompetencat e tyre të transferuara në mënyrë efektive, dhe rrallë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në fushat e interesit të përbashkët.

Prishtina dhe partnerët e saj ndërkombëtare kanë dështuar thuajse plotësisht në tejkalimin e rezistencës ende të fuqishme për të kthyer refugjatët dhe personat e zhvendosur së (IDPs). Shumë prej tyre janë të kënaqur që të shesin pronën e vet dhe të risistemohen gjetiu, por, të penguar nga korrupsioni, kërcënimi dhe gjykatat pa struktura në gjuhën serbe, nuk mund të arrijnë as atë qëllim modest. Edhe Kisha Ortodokse Serbe rreket që të realizojë të drejtat e pronësisë që ia ka garantuarplani I Ahtisaarit. Serbët që jetojnë në enklava brenda komunave me shumicë shqiptare, rrezikohen gjithnjë e më tepër dhe në nevojë për mbrojtje. Disa fshatra në komunat me shumicë serbe janë të ekspozuar ndaj sulmeve që vijnë nga vendbanimet më të mëdha fqinje të banuara me shqiptarë, kryesisht të motivuar nga konflikti mbi tokën. Siguria e tyre është përgjegjësi e Prishtinës dhe qeveria duhet të marrë masat efektive për të mbrojtur minoritetet e cenueshëm dhe kthimin e tyre.

Pengesa më e madhe që has komuniteti serb si dhe kërcënimi serioz i planit të Ahtisaarit, mund të jetë vështirësia absolute e të garantuarit të një jetese të sigurt dhe të qëndrueshme në zonat minoritare. Mosbesimi, mungesa e regjistrimit të përshtatshëm për bisnese dhe veprimtari,armiqësia e hapur, që të gjitha e vështirësojnë shkëmbimin e e mallrave dhe shërbimeve nga ana e bizneseve të minoriteteve tek shumica. Meqenëse në pjesën më të madhe të komunave me shumicë serbe ka shumë pak për të bërë përveç bujqësisë, shumë serbë varen nga pagat që marrin prej Beogradit. Nëse ato ndalohen, shumë serbë të shkolluar do të mendojnë që të largohen. Shkollimi është një tjetër fushë e ndjeshme dhe prindërit që nuk kanë besim tek sistemi Kosvovar I edukimit, nuk do të qëndrojnë. Shkollat dhe spitalet serbe duhet të lejohen të vazhdojnë, por Beogradi dhe Prishtina duhet të negociojnë një mekanizëm për regjistrimin dhe mbikëqyrjen e tyre.

Prishtina dhe Beogradi kanë interes për të bashkëpunuar dhe shmangur një eksod të serbëve të Kosovës të cilët do të linin Kosovën me një përbërje multietnike të disbalancuarme një realitet eventual monoetnik, duke krijuar tensione të reja nërajon dhe duke kërcënuar imazhin e saj parambështetësve të saj ndërkombëtarë. Serbia mund ta përballojë me shumë vështirësi një valë tjetër migruese në këtë mjedis të rënduar ekonomik ë të cilin po kalon. Prishtina përballet me një përpjekje të zorshme për të shtrirë autoritetin e vet në veri të Ibrit dhe duhet të dëshmojë se serbët mund të zhvillojnë një jetë të mirë në Kosovën e pavarur, nëse do të arrijë një gjë të tillë. Nëse Prishtina dhe Beogradi dëshirojnë, sikundër duhet që të bëjnë, qoftë edhe për qëllime të ndryshme,që Kosova të jetë vërtet multietnike, ata duhet të bashkëpunojnë në mbështetje të komunitetit serb.

REKOMANDIME 

Për Qeverinë e Kosovës: 

1.  Të respektojë plotësisht planin Ahtisaari pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

2.  Të respektojë dispozitat mbi ulëset e rezervuara dhe ato të garantuara në Kuvend për minoritetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, dhe më pas të zbatojë një mekanizëm alternativ nxitës për të rritur votimin e minoriteteve.

3.  Të bëjë më shumë për zbatimin e plotë të kritereve të planit për “promovimin dhe lehtësimin e kthimit të sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, dhe t’i ndihmojë ata në kthimin e pronës së tyre”.

4.  Të bëjë më shumë për të ndaluar dhunën, kërcënimin, uzurpimin dhe ngacmimin e serbëve dhe të kthyerve në zonat me shumicë shqiptare, për shembull duke krijuar nënstacione policore dhe duke kryer patrullime të shpeshta në zonat minoritare që kanë një të kaluar dhune dhe kërcënimesh.

5.  Të respektojë statusin e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare në Kosovë dhe të garantojë qasjen e serbëve në të gjitha shërbimet zyrtare, duke përfshirë sistemin gjyqësor.

6.  Të krijojë një kanal televiziv në gjuhën serbe me politikën e vet redaktuese, bordin dhe drejtorin e vet të emëruar nga parlamentarë dhe komunarë që përfaqësojnë komunitetin serb.

7.  Të mbështesë zhvillimin e autonomisë komunale dhe vetëqeverisjen, duke siguruar ndihma financiare përmes bllok grantevebllok me pak tipare dalluese ose kushte, dhe duke inkurajuar mbledhjen lokale të të ardhurave vjetore përmes ndryshimeve në ligje dhe procedura që rrisin involvimin lokal mbi privatizimin, ndërmarrjet publike dhe sigurimin e shërbimeve lokale dhe komunale.

Për Qeverinë e Serbisë:

8.  Të mbyllë strukturat lokale paralele serbe në jug të Kosovës dhe t’i zëvendësojë ato me Zyra Lokale Ndërlidhësen dhe transparente për t’u kujdesur për nevojat e serbëve të Kosovës.

9.  Të mos dekurajojë serbët në Kosovë që të bashkëpunojnë me institucionet kosovare në të gjitha nivelet; të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike dhe financiare, por përmes mekanizmave të hapura dhe transparente.

Për Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës:

10.  Të krijojnë një kanal për komunikim të drejtpërdrejtë për të përpunuar marrëveshjet për regjistrimin dhe licencimin e shkollave serbe, shërbimeve mjeksore dhe bizneseve në Kosovë, dhe të forcojnë forma të tjera bashkëpunimi në nivel komunal për të shmangur korrupsionin, duplikimin dhe shpërdorimin e burimeve edhe ashtu të kufizuara.

11.  Të sigurojnë që certifikatat shkollore dhe diplomat janë të transferueshme midis shkollave serbe të Kosovës/në gjuhën serbe dhe shkollave shqiptare të Kosovës, dhe që shkollat serbe në Kosovë të ofrojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë.

Për Grupin Drejtues Ndërkombëtar dhe Bashkimin Europian:

12.  Të vazhdojë takimet e rregullta të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur për të koordinuar monitorimin dhe zbatimin e planit Ahtisaari dhe marrëveshjeve të mundshme Kosovë-Serbi.

13.  Të transferojë staf prej Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICO) në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë për të monitoruar zbatimin e planit Ahtisaari, me përqendrim në decentralizimin dhe komunikimin me udhëheqësit minoritarë dhe fetarë.

Prishtinë/Stamboll/Bruksel, 10 shtator 2012

 
This page in:
English
shqipe
srpski

More Information