You must enable JavaScript to view this site.
This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies. Review our legal notice and privacy policy for more details.
Close
Homepage > Regions / Countries > Europe > Balkans > Macedonia > Macedonia's Public Secret: How Corruption Drags the Country Down

Sekretet publike te maqedonise: Si e permbys korrupsioni nje vend

Europe Report Nº133 14 Aug 2002

PERMBELEDHJE E PERZGJDHUR DHE REKOMANDIMET

Korrupsioni në Maqedoni, sidomos në qarqe të larta të Qeverisë, është është në përmasa te gjera. Evoluimi I tij ka kaluar nga eksploatimi pasiv ne koercion aktiv dhe arrin kapacitetin jo vetëm që të retardojë progresin ekonomik por edhe të ushqejnë krimin e organizuar, dhe më pastaj jostabilitetin politik dhe kolektiv. Në fakt, shteti ka arritur pikën që të funksionojë si një 'kaos' në çështje të rënsësishme, përderisa reketarët depërtojnë në në një kulturë cenzure.

Kjo sëmundje ka infektuar sistemin bankar si dhe strukturat qeveritare, duke bërë kështu Maqedoninë burrim dhe pikë tranzite pëër kontrabandën dhe kriminalitetit. Ky system inkurrajon administratën autokrate përderisa koekziston mjaft me komoditet me joefikasitetin dhe politizimin e gjyqësisë Kjo degradon moralin e Maqedonisë, duke lënë kështu shoqërinë civile në letargji ndërsa popullatën në përgjithësi në cinizëm.

Marrëveshja Kornizë e përmbyllur në Ohër, në gusht 2001 ndërpreu luftën që me të shpejtë shkonte kah një luftë civile, por marrëveshja mvaret nga mundësia e saj për të zhvilluar institucionet demokratike dhe ekonominë e tregut. Korrupsioni që edhe më tej vazhdon ta kapërdijë vendin në shumë mënyra është një aktivitet I përbashkët mes komuniteteve. Në pikën minimale, me të madhe po dëmton ekonominë dhe rrit shkallën e jostabilitetit shoqëror. Sidoqoftë, korrupsioni gjithashtu josh konspiracion të plotë mes liderëve etnikë për të rritur tensionet dhe luan një rol të rëndësishëm për të sjellur vendin në gjendje të gatshme për luftë. I lënë për t'u keqësuar dhe zgjeruar më tej, do të vazhdojë të shkatërrojë unitetin fragjil të Maqedonisë dhe që të sjellë efekte të rrezikshme me intenzitete të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.

Fatkeqësisht, komuniteti ndërkombëtar jep vetëm pak indikacione që pranon se sa fort korrupsioni punon kundër objektivave fundamentale në Maqedoni. Zyrtarët zakonisht arsyetojnë Maqedoninë me frazën boshe ' korrupsioni është problem në të gjithë vendet në tranzicion'. Jo shpesh, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë parashtrojnë kërkesa morale për Maqedoninë që të pastrojë punët e veta, por këto kërkesa asnjëherë nuk janë marrë më seriozitet. Disa herë, investitorë të huaj oportunistë e intensifikojnë problemin.

Strategjia tejet e dobët ndërkombëtare potencon 'procesin' dhe 'krijimin e kapaciteteve'- miratimin e ligjeve dhe trajnimin e zyrtarëve, siç thotë një zyrtar, 'për të zvogëluar mundësitë e korrupsionit'. Në ndërkohë, duhet vetëm pak përpjekje për të analizuar pse kjo qasje nuk ka arritur resultate kuptimplota, pse p.sh. prokurorët nuk veprojnë sipas të dhënave të shumta që posedojnë mbi korrupsionin or më saktë atje ku pretekstet e procedurës kriminale lejojnë që zyrtarët e korruptuar të vazhdojnë më tej dhe që fitimet e papastërta t'u mbeten atyre.

Komuniteti ndërkombëtar insiston në atë se Maqedonët marrin mbi vete 'pronësinë' e problemit (përgjegjësinë), përderisa 'pronarët' ende janë vetë ata- ata në pozita të larta qeveritare- të cilët vazhdojnë të dominojnë, eksploatojnë dhe rrezikojnë institucionet. Në rrethana aktuale, është naivitet dhe neglizhencë që të mbështetesh në vëzhgues të dobët vendorë siç është Ombudsman, Komisionin e ardhshëm Anti-Korrupsion, apo mediave dhe shoqërisë civile, për t'u ngritur vetëm kundër elitës së korruptuar. Me derrdhjen e parave në Maqedoni dhe pa insistuar për një përpjekje më serioze kundër korrupsionit, komuniteti ndërkombëtar thjeshtë po mbush vrimat në buxhet dhe si rastësisht vepron si një nga fasilitatorët e sistemit.

Shpesh diskutohet rreth asaj se ' nëse me ata merremi me pçështjen e korrupsionit atëherë ata s'do të angazhohen rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit'. Por dështimi në këtë dëmton pikërisht marrëveshjen drejt së cilës diplomatët I kanë koncentruar energjitë e veta.

Këtu atëherë nevojitet një pikëpamje krejtësisht e ndryshme. Maqedonia nuk është' vetëm edhe një vend tjetër në tranzicion' por një shtet me të vertetë të dobët me sfida të jashtme dhe të brendshme deri në vetë ekzistencën. Kjo do të thotë se korrupsioni sjell dëme specifike dhe se në fakt, Maqedonia ose mund të korrupsion të lartë ose stabilitet, por jo të dyjat.

Udhëzime të jashtëzakonshme duhen për këtë. Për të plotësuar programet aktuale për 'krijimin e kapaciteteve', komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë ndryshime fundamentale në qasjen e vet. Duhet të luajë rolin e katalizatorit dhe jo vetëm të një këshilltarit të thjeshtë dhe në mënyrë të guximshme të kërkojë reforma nëse mendojnë të vazhdojnë me asistencën financiare, dhe duhet të dakordohet për t'u fokusuar në përpjekjet e veta anti-korrupsionit në mënyrë retrospective dhe ndëshkuese, dhe jo thjesht potenciale dhe instructive. Edhe pse ky raport përmban shembuj specifikë, është shkruar me kujdes duke respektuar të drejtat e individitit. Sidoqoftë, ICG është e gatshme to diskutojë rreth një sërë çështjesh në më shumë hollësi nëse I kërkohet ta bëjë këtë korrektësisht, para strukturave të autorizuara qeveritare dhe legjislative.

Gjithashtu, përderisa ky raport ka të bëjë me të tashmen dhe të kaluarën e afërt dhe se mund të duket që koncentrohet në partitë tani në pushtet, korrupsioni është një aspekt I kulturës politike të vendit, dhe jo mbrojtëse eksklusivë të ndonjë grupi të veçantë. Për të qenë sulmi ndaj korrupsionit sa më efektiv, të gjitha partitë politike duhet të bashkojnë përpjekjet, së bashku me shoqërinë civile dhe komunitetin donator ndërkombëtar. Korrupsioni kategorikisht nuk është një çështje që I përket, apo që duhet të keqpërdoret për qëllime politike entuziaste., dhe do të ishte gabim I madh nëse besohet se ndërrimi I qeverisë me zgjedhjet e shtatorit 2002 automatikisht do ta largonte problemin.

REKOMANDIMET

Qeverisë së Maqedonisë dhe partive politike:

1.  Zotohuni që të luftoni korrupsionin duke e vënë si prioritet parësor që vazhdon edhe përtej jetës së qeverisë aktuale dhe zgjedhjevetë 2002, dhe këtij zotimi jepini nje formë konkrete duke pranuar propozimet dhe strategjitë e komunitetit ndërkombëtar përfshirë këto që përmenden më poshtë si dhe ato të dhëna nga shoqëria civile.

Donatorëve të mëdhej ndërkombëtarë, përfshirë Unionin Evropian dh vendet anëtare dhe dhe SHBA-ve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare:

2.  Të dallojnë rolin e korrupsionit që ndihmon në jostabilitetin e Maqedonisë dhe të pranojnë nevojën për të luajtur rolin udhëheqës për ta luftuar atë.

3.  Të zhvillojnë programe dhe pozita strategjike që do të merren me korrupsionin në të kaluarën, dhe jo vetëm me parandalimin e episodave në të ardhmen.

4.  Të identifikojnë si fusha prioritare për një aksion përmirësues ata sektore që janë veçanërisht të rrezikuara nga korrupsioni për shkak të mundësive përfituese që ofrojnë ato apo që janë të ndjeshme ndaj ndëshkimit dhe parandalimit të korrupsionit; në veçanti, kërkohet që qeveria e Maqedonisë të dakordohet me emërimin e 'vëzhguesve' ndërkombëtarë që të punojnë Brenda Fondit për Sigurim Shëndetësor, Shërbimit Doganor, zyrës së Prokurorit dhe Gjykatësve.

5.  Qeverisë t'I vejnë kusht mbi ndihmën financiare, në veçanti përkrahjen për të gjitha balancimet e pagesave dhe përkrahjen e buxhetit, mbi reformat e njëmendta anti-korrupsion, dhe të punojnë me qeverinë në zhvillimin e standardeve realistike në vlerësimin e besimit të mirë dhe efektivitetit.

6.  Të Make convictions and confiscations the express goals për arritjen e rezultateve të një strategjie për anti-korrupsion, si një plotësim I qasjes ekzistuese që nënvizon përmirësimin e 'kapaciteteit' të institucioneve të Maqedonisë dhe forcimin e kornizës ligjore.

7.  Të inkuadrojnë elemente specifike 'të vazhdimësisë në të gjitha përpjekjet anti-korrupsion.

8.  Të sigurojë përkrahje financiare për Komisionin e posa formuar qeveritar Anti-korrupsion, kështu që të mund të veprojë në mënyrë efektive menjëherë pas lansimit, në tetor 2002, si dhe përkrahje për përpjekjet e shoqërisë civile Transparenca Ndërkombëtare e Maqedonisë në zhvillimin e një strategjie anti-korrupsion dhe për ndërtimin e një 'koalicioni anti-korrupsion'.

9.  Të nxisë miratimin e ligjeve gjë që do të kufizonte fushë-veprimin e partive pushtetare për të emëruar kuadro në bazë të patronazhit politik para punësimit bazuar në aftësi.

10.  Të angazhojnë partitë politike shqiptare dhe shoqërinë civile në mënyrë më active në përpjekjetanti-korrupsionit.

Unionit Evropian (UE):

11.  Të emërojë një Këshilltar të UE për Anti-Korrupsion në Maqedoni, me qëllim që të plotësojë punën e Përfaqësuesit Special të UE.

Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN):

12.  Të zbusë restrikcionet për angazhimin e e një personeli shtesë në Zyrën e Revizionit Shtetëror dhe agjensive relevante.

13.  Të caktojë caqet e të ardhurave të rritura për ministrat atje ku korrupsioni Set targets of increased revenue for ministries ëhere corruption zvogëlon të ardhurat.

Shkup/Bruksel, 14 gusht 2002

More Information