You must enable JavaScript to view this site.
This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies. Review our legal notice and privacy policy for more details.
Close
Homepage > Regions / Countries > Europe > Balkans > Macedonia > Macedonia: No Time for Complacency

Maqedonia: Nuk ka vend për vetëkënaqësi

Europe Report Nº149 23 Oct 2003

RAPORTI PËRMBËLEDHËS DHE REKOMANDIMET

Ndodhitë më të vonshme kërkojnë që krijuesit e politikës të revidojnë në mënyrë thelbësore vlerësimin konvencional që Maqedonia është nga pikëpamja politike "tregimi (storia) më i suksesshëm" në gadishullin Ballkanik. Në të vërtetë, Maqedonia edhe më tutje mbetet një shtet post konfliktuoz me zbatim të dobët, si edhe më tutje mbetet si shtet me rrezik të madh. Maqedonia mbetet e paaftë që të ndikojë -- operacionalisht ose politikisht -- që t’ju përgjigjet plotësisht sfidave të saja të sigurisë pa e çrregulluar baraspeshimin etnik të pasigurtë. Vetëm se analizat e qarta dhe themelore të dinamikës se shqetësimit që po vazhdon në Maqedoni -- prej kriminalitetit dhe politikës së dobët deri tek e njejta ekonomi e dobët dhe korrupcioni -- do ti lejojë shtetit që për shumë pak evitoi luftën para dy viteve që të sigurojë stabilitet afatgjatë. Të jemi më specifik, Maqedonia edhe më tutje nuk mundet që të veprojë pa prezencën e forcave ndërkombëtare të sigurisë.

Është e vërtetë se qeveria e re e moderuar e Maqedonisë, e udhëhequr nga Kryeministri Branko Crvenkovski dhe nga ish udhëheqësi i rebelëve (kryengritësve) Ali Ahmeti, ka patur suksese. Që të dy këta njerëz i mbeten besnik marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe unitetot të shtetit. Që kur ata i fituan zgjedhjet e vitit 2002, Maqedonia ka eksperiencuar një freskim të dukshëm të retorikës dhe të zërit (tonit). Crvenkovski dhe Ahmeti janë sjellur me përgjegjësi dhe, kohë pas kohe, madje edhe me trimëri në një sëri të çështjeve të ndijshme, përfshirë këtu edhe legalizimin e Univerzitetit të Tetovës (për një kohë të gjatë simbol i tensioneve etnike) si edhe për përdorimin e gjuhës shqipe edhe në Parlament edhe në pasaportën shtetërore. Gjithsesi, ky përparim në çështjet simbolike nuk ka qenë i ndjekur edhe në çështjet thelbësore. Reformat në sektorin e sigurisë kanë mbetur shumë mbrapa, si edhe decentralizimi dhe tentimet për të zmadhuar numrin e shqipëtarëve në sektorin public -- dy komponentat kryesore të marrëveshjes së Ohrid. Shkatërrimi lidhur me korrupcioni nË nivel të lartë ka ngecur.

Shumë seriozisht, edhe kriminelët edhe ekstremistët edhe më tutje vazhdojnë të paraqiten si kërcënues të drejtëpërdrejtë. Policia mënyrë të dukshmë është duke reflektuar përbërjen e popullatës vendore, por ata edhe më tutje po mundohen që të imponojnë ligjin dhe rendin publik. Vrasjet janë shtuar më shumë se një e treta në krahasim me tre vitet e kaluara dhe një varg i eksplodimeve të bombave, kidnapimeve si edhe plasarritjeve me armë janë shtuar në aspektin e paligjësisë. Komunikimi i vobegët për çështjet e sigurisë shpesh herë ka ushqyer tensionet etnike mbrenda në qeveri si edhe midis komuniteteve, e kjo më shume se ndonj dhune të organizuar "pan -- shqipëtare", është rreziku më i madh aktual për stabilitetin.

Këta çështje u dukën në pah në fillim të shtatorit të vitit 2003 kur policia ndërmorri një aksion të rëndë dhe të pasuksesshëm për të zënë një rebel famëkeq shqipëtar gjë që e hidhëroi shumë Ali Ahmetin, duke e lënë atë politikisht të eksponuar dhe me këtë edhe u paraqit konfrontimi intern më serioz mbrenda qeverisë. Sa edhe për më tepër, ky aksion nuk ndihmoi shumë për rritjen e sigurisë të Maqedonisë. Rebeli edhe më tutje është në liri dhe, përkrahas tentimeve që të jenë në përputhshmëri me çështjet e ndijshme lokale, shumica e shqipëtarëve kanë zhvilluar reafirmimin e dyshimit madje edhe ndaj forcave të përziera policore.

Sipas një ankete rë paradokohshme të bërë nga Kombet e Bashkuara (UN), dy të tretat e plota të maqedonasve dhe të shqipqtarëve presin përsëri më tepër konflikte dhe shfaqin brengosjen e tyre për stagnimin e ekonomisë. Ata që punojnë në shpërndarjen e ndihmave përshkruajnë polarizimin edhe më të madh të komuniteteve etnike në rajon e ish krizës, pasiqë ata edhe më tutje vazhdojnë të ballafaqohen me taktikat e ndryshme të presioneve. Mosmarrëveshjet e hidhëta lidhur me shkollat kanë vë në sfidë ndërhyrjen dhe kanë shfaqur qartë ndarjet e vazhdueshme etnike. Papunësia edhe më tutje mbetet shumë e lartë dhe ka krijuar mundësi potenciale politike për udhëheqësit e paskrrupullt të punëtorëve që të nxisin prishje të rendit publik. Prospekti i mëtutjeshëm i jo stabilitetit edhe më tutje ndikon që investimet e huaja të qëndrojnë më larg dhe me këtë të ngulfatet ekonomia.

Banorët etnik shqipëtarë kanë rezistuar edhe operacionet me qëllim të mirë dhe paraprakisht të lajmëruara të policisë dhe ndonjëherë edhe me mos plotësimin e pagimit të tatimeve, duke e nënvlerësuar ndjenjën e përgjegjësisë së përbashkët që është thelbësore për të patur sukses marrëveshja e Ohrit. Tensioni është në rritje të sipërt midis shqipëtarëve dhe turqve të religjionit të njejtë të cilët po frikësohen se marrëveshja e Ohrit nuk po dërgon kah një "shtet qytetar" por kah një shtet "bi nacional", shtet në të cilin do të dominojnë shqipëtarët dhe maqedonasit. Ish Kryeministri Lubço Georgievski dhe kryetari i PDSH-së Arben Xhaferi së bashku kanë shprehur dëshirë që të luajnë me shqetësimet (ankthet) dhe me armiqësitë, duke punuar haptazi për shkatërrimin e marrëveshjes së Ohrit dhe duke shkuar aq larg sa që kërkojnë ndarjen etnike të Maqedonisë.

Udhëheqësit e Maqedonisë dhe ndërrmjetësuesit ndërkombëtar shumë shpesh janë ballafaquar me sfidat shtetërore me një ndjenjë të vetëkënaqësisë. Në vend që të ballafaqohen me shpatullgjërësi radikalizmin e Georgievskit dhe Xhaferit, diplomatët në disa raste kanë luajtur rolin e apologjetëve të tyre. Afatet përfundimtare të Ohrit po kalojnë pa asnjë koment, dhe tentimet e rëndësishme siç është rirregullimi i vijës kufitare, dorrëzimi i fuqisë pushtetit lokal, si edhe shpallja e parashikuar e rezultateve të regjistrimit të popullatës në përgjithsi sjell tkurje. Shumë shpësh Kryeministri Branko Crvenkovski ka dështuar që në tërësi të ngërthejë mandatin e tij të gjërë zgjedhor dhe në vend të kësaj ai ka bërë implementimin e marrëveshjes së Ohrit në një lojë të shumës zero të bashkëbisedimeve. Ahmeti i moderuar ka toleruar edhe pakompetencën e ministrave të tij partiak dhe është duke vërrejtur se "autoriteti" i tij në mesin e popullatës ka degraduar në masë të madhe. Disa nga simpatizuesit e tij dyshojnë se Kryeministri e bën këtë me qëllim që të krijojë imazh të keq për partinë e tyre.

Mungesa e tentimeve me më shumë brengosje për të implementuar dhe për të përqafuar me të vërtetë marrëveshjen e Ohrit, vendosjes së rendit publik dhe sgtetit ligjor, lufta kundër korrupcionit dhe stimulimi i ekonomisë, mundet shumë lehtë të shparrtallojë qetësinë relative që është prezente. Misioni ushtarak i suksesshëm i Komunitetit Eurpojan "Konkordia" duhet të qëndroj në vend edhe pas datës së paracaktuar të 15 dhjetorit, përderisa në tërësi nuk vendoset misoni policor "Proxima", dhe derisa policia dhe qeveria e Maqedonisë nuk janë plotësisht të aftë të kryejnë operacione të suksesshme dhe të pengojnë rrëzimet politike. Maqedonia duhet të mbyllë dyert e trashigimisë të konfliktit të vitit 2001. Nuk egziston asnjë arsye për shtetin dhe për zyrtarët ndërkombëtar që të injorojnë nevojën pëv të vendosur një mekanizëm që të shqyrtojë mundësitë e shumta të rasteve të mundshme të krimeve të luftës dhe të ndërtojë kishat dhe xhamitë e rrënuara dhe të zgjedhë çështjen e njëzet njerëzve të zhdukur që edhe më tutje mbesin me status të tillë. Donatorët duhet gjithsesi të insistojnë që institucionet e mediumeve që janë në agoni të cilat ata i mbështesin të fillojnë të funkcionojnë, veçantërisht në lëminë e monitorimit në terren dhe të kontrollimit të fjalimit që shpreh urrejtje.

Gjithsesi, asnjë nga këta hapa muk duken sikur do të ndërmerren pa një vlerësim të vetëdijshëm dhe me më pak vetëlëvdata të të gjitha shënimeve egzistuese deri tani.

REKOMANDIMET

Të përgjithshme

1.  Kryeministri Branko Crvenkovski dhe Kryetari Boris Trajkovski duhet të ngërthejnë secilën mundësi që kanë pët përqafuar në tërësi marrëveshjuen e Ohrit në emër të të gjithë qytetarëve e jo vetëm të bëjnë koncesione të plota për popullatën etnike shqipëtare. Kryeministri Branko Crvenkovski duhet të ndërpresë praktikën e tij të vejë obligimet më të rëndësishme nga marrëveshja e Ohrit në shkallën zero të negociatave me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin.

2.  Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të intenzifikojë tentimet e tij që të ndërtojë një respekt të plotë të shqipëtarëve ndaj autoriteteve shtetërore, përfshirë këtu edhe pagimin e tatimeve, pagesave për shërbimet dhe obligimeve të tjera.

3.  Që të dy, edhe Branko Crvenkovski edhe Ali Ahmeti duhet të theksojnë decentralizimin e qeverisë si pika më e rëndësishme e marrëveshjes së Ohrit, të largohen nga punësimet (emërtimet) joefektive të anëtarëve të partive të tyre politike, veçantërisht të atyre që pengojnë decentralizimin dhe reformat ekonomike, duke u munduar që të përmirësojnë komunikimin midis ministrave të njërit komunitet etnik dhe zëvendësve të tyre nga komuniteti tjetër etnik.

Siguria

4.  Kryetari Boris Trajkovski dhe Kryeministri Branko Crvenkovski duhet të ndryshojnë insistimin e tyre që misioni ushtarak Komuniteti Europjan "Konkordia" të largohet në ditën e kalimit të afatit të tij në dhjetor të vitit 2003 dhe që misioni të qëndrojë në vend derisa në tërësi nuk vendoset misoni policor i Komunitetit Europjan "Proxima", dhe derisa policia dhe qeveria e Maqedonisë nuk janë plotësisht të aftë të kryejnë operacione të suksesshme dhe të pengojnë rrëzimet politike.

5.  Qeveria duhet të rezistojë që të ngjyrosë me ngjyrë shumë të bardhë fotografinë për gjendjen e sigurisë për shkak të frigës se konkurimit të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, dhe duhet urgjentisht një mënyrë të qartë dhe komprehensive të njoftimit dhe të konsultimit, përfshirë këtu edhe BDI-në në operacionet më të mëdha të sigurisë, të vazhdojnë të implementojnë reformat e rekomanduara ndërkombëtare të sigurisë, dhe të vejnë theks të veçantë në çështjes së sjelljes dhe punës së policisë.

6.  NATO duhet të vazhdojë edhe më tutje rolin mbështetës për misionin "Konkordia" si edhe për misionin e propozuar policor "Proxima" që duhet të vendoset në dhjetor të vitit 2003. NATO duhet qartë të mos e lidhë prezencën e "Konkordi"-së ose të cilit do qoftë mision të sigurimit ndërkombëtar nga çështja e anëtarësisë së Maqedonisë në NATO, ndërsa Uashingtoni duhet që edhe formAlisht të njohë se pas pjesëmarrjes së Shkupit në që të dy misionet në Afganistan dhe në Irak, të konsidërojë Maqedoninë si "kontribues të sigurisë" (jo si një "shfrytëzues të sigurisë") për qëllime të anëtarësisë në NATO. Më tutje, NATO duhet të kërkojë të gjitha mënyrat e mundshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Maqedonisë në këtë aliancë, edhe nëse ajo nuk arrin që të plotësojë të gjitha qëllimet e reformave. Më së fundi, NATO dhe Komuniteti Europjan duhet të ndërpresin garrën e tyre për dominim në ndihmën për sigurinë.

7.  Si një mjet kritik për përforcimin e stabilitetit (të mbrendshëm dhe të jashtëm), qeveria dhe NATO-ja duhet të dyfishojë tentimet që të sigurojë që Maqedonia kualifikohet për hyrje në NATO jo më vonë se sa zgjerimi i ardhshëm i madh, nëse jo edhe më herët.

8.  EUFOR-Konkordia duhet të kërkojë mundësi më të mëdha që të ndajë dhe transferojë përgjegjësinë me armatën e Maqedonisë. Patrullat e përbashkëta me njësitë maqedonase do të mundësonin që mos shkohet në varshmëri dhe të ndihmojnë të ndërtojnë besimin në forcat e armatosura të shtetit nga ana e shqipëtarëve.

9.  Planifikimi për forcat e misonit të Komuniteti Europjan "Proxima" dhe të largimit eventual të "Konkordia", duhet ti drejtohet dobësive të vërteta dhe të qarta të punës policore, oërfhsirë këtu shkëmbimin e vobegët të informatave kundërzbuluese, komunikimit dhe koordinimit të dobët, kontrollit të madh të centralizuar, punën e dobët të kryer nga ekipet multietnike të policisë, dhe mbështetjes të mëtutjeshme në taktikat, dhe në veçanti për:

(a)  "Proxima" duhet tË planifikojë që aktivisht të ndihmojë në situatan në teren, e jo vetëm të monitorojnë;

(b)  EUMM (Misioni i Komunitetit Europjan për Monitoring) duhet që plotësisht të inkorporohet në strukturën mbrojtëse të Komunitetit Europjan dhe që në masë të madhe të marrë rolein e funksionit lidhës (ndërmjetsues) të krijuar nga NATO dhe që tani e luajnë si roj forcat e Komunitetit Europjan (EUFOR);

(c)  OSBE-ja duhet të bëje paraqitjen e saj politike si prioritet më të madh dhe të sigurojë që ushtrimet (trajnimet) e tyre jo vetëm që u përgjigjen kuotave por edhe që të krijojë nga ta kadetë të fuqishëm policor; dhe

(d)  Donatorët e tjerë duhet të kërkojnë mundësi për përmirësimin e mbledhjes dhe shpërndarjes të informatave.

Ekonomia

10.  Kryeministri Branko Crvenkovski duhet të implementojë propozimin të dhënë nga komuniteti afarist dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të formojë një grup pune në nivelin ministror që tju ndihmojë investitorëve kryesor të huaj të tejkalojnë pengesat administrative

11.  Banka Kombëtare, me ndihmën e Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar (FNM), duhet të bëjë një hulumtim thelbësor të huazimit të parave të bankave, të sigurojë që nuk egziston diskriminim në huazimin e parave ndaj popullatës etnike shqipëtare ose ndaj banorëve të Maqedonisë perëndimore dhe të ndihmojë me një plan të sigurohen investime në Maqedoninë perëndimore, për qëllim të përfitimeve të të gjithe etniciteteve që jetojnë atje.

12.  Komuniteti Europjan duhet të lehtësojë regjimin e tij të vështirë të marrjes së vizave për udhëtim jashta shtetit, me qëllim që të ndihmojë papunësinë në Ballkan që të jetë burim i jostabilitetIt në rajon.

Decentralizimi

13.  Qeveria dhe FNM duhet të përshpejtojnë rrugën e decentralizimit me implementimin e hapave afat-shkurtëra të identifikuara nga përfaqësuesi special i Komunitetit Europjan dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shembull për ridyfishimin e bashkëpunimit me Shoqatën e Bashkive të Maqedonisë (ZELS) për të shpejtuar pilot projektet për grumbullimin e tatimeve të pronësinë nga vetë komunat dhe të lejojnë që komunat të ndajnë lejet për ndërtim.

Korrupcioni

14.  Banka Botërore, në bashkëpunim me OSBE-në dhe me ekipin e tyre për Shtetin ligjor, duhet të bashkohen me Komunitetin Europjan (KE) në marrjen e rolit udhëheqës në reformat e korrupcionit dhe ata ligjore, me.komuniteti ndërkombëtar që duhet të jape mbështetje materiale dhe politike për Komisionin kundër korrupcionit, në veçanti duke bërë presion mbi qeverinë që të pranojë Programin, me prioritet për rekomandimet e saja në ndërtimin e pavarësisë së sistemit luridik, përfshirë këtu edhe krijimin e institucioneve të reja për të zëvendësuar Këshillin e politizuar Republikan të Gjykatësve.

15.  Gjykatat, mbrojtësit (avokatët) dhe prokuri publik duhet më rreptë të ndjekin rekomandimet e Komisionit lidhur me anulimin e privatizimit të Fershped-it, ku qeveria duhet të formojë një komision ekspertësh lidhur me skandalin bankier të piramidës së TAT-it dhe Ministri i ekonomisë duhet të japë një sqarim më të plotë për blerjet e karburanteve në kohën para fillimit të luftës në Irak nëpërmjet të Makpetrol-it.

16.  Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar duhet të ryshqyrtojnë mundësinë që opracionet për shpërlarjen e parave të mos kaljonë në Maqedoni duke e ndjekur shembullin e Qipros për të hyrë në Komunitetin Europjan.

Zhvillimet politike

17.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet edhe formalisht ti tërhjekin vërrejtjen Kryetarit të PDSh-së Arben Xhaferit, nënkryetarit të PDSh-së Menduh Thaçi edhe udhëheqësit të PPD-së Abdylmenaf Bexhetit dhe të tjerëve të cilët edhe më tutje publikisht mbështesin ndarjet etnike, opozIcionohen ndaj marrëveshjes së Ohrit dhe ndërmarrjeve private të lidhura me kriminalitetin dhe me ekstremistët që do të rezultonte me përfshirje në listat e azhuruara për tu vëzhguar. Ngjajshëm me këtë, vetëpërcaktimi duhet të anulohet edhe nga platformat e tyre partiake respektive. Grupet politike europjane duhet të përjashtojnë politikantët dhe partitë të cilat bashkëpunojnë me retorikën e ekstremistëve nga asociacionet e tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Arsimi

18.  Prioritet duhet gjithsesi ti jepet edukimit të numrit të madh të të rinjve shqipëtar të cilët nuk kanë mbaruar shkollimin në shkollat e mesme, përfshirë këtu edhe trajnimet për vokacionin dhe të përsmirësimit, si edhe të tërhjekin femrën shqipëtare në edukimin e lartë, veçantërisht në Univerzitetin e Tetovës.

19.  Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të mbështesë reformat në Univerzitetin e Tetovës duke e kontrolluar ish rektorin që ëhtë tani si renegat, Fadil Sulejmanin, si edhe aleatin e tij, Izahir Samiun (ish komandantin e UÇK-së "Komandant Baci"), të cilët përsëri po e pengojnë me masa kritike dhe komplikime procesin e legalizimit të këtij institucioni që gjatë kohë ishtë burim i ngatërresave.

Përfaqsimi i banorëve shqipëtarë

20.  Qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjnë prioritet prezencën e shqipëtarëve në tre sektoret më të rëndësishme të sigurisë: armatë, forcat speciale policore dhe në policinë secrete, që do të jenë në përputhje me kërkesat për njësitet speciale që të rekrutohen dhe ushtrohen edhe popullata etnike shqipëtare të cilët do të mundeshin, me ndihmë përkatëse, të bëhen kandidatë cilësor.

Përmirësimi i marrëdhënieve ndër etnike dhe trashigimia nga konflikti i vitit 2001

21.  Komuniteti Europjan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet plotësisht të mbështesin komisionin e përbashkët qeveritaro-parlamentar që të vërtetojë se ku gjenden njëzet personat të cilët edhe më tutje mbesin si të humbur, dhe Ministria e punëve të mbrendshme duhet të caktojë një afat të fundit në të cilin shqipëtarët duhet të japin informata për atë se ku gjenden të humburit maqedonas, pas të cilës ata duhet të japin të gjitha informatat lidhur që ka për shqipëtarët të cilët janë të humbur.

22.  Qeveria duhet të përgadisë një listë përfundimtare dhe të pandryshueshme për personat që dyshohet se kanë kryer krime të luftës dhe të ftohet Tribunali i Hagut që të shqyrtojë këta raste dhe të theksojë përcaktimin e tyre se a thua ka baza për gjykimin e tyre.

23.  Donatorët tjerë duhet të Bashkohen me Agjensionin për Rekonstruim të Komunitetit Europjan që të vazhdojë projektet tanimë të filluara për rindërtimin e objekteve religjioze të shkatërruara gjatë konfliktit me ndihmën dhe këshillat e UNESKO-s.

Shkup/Brisel , 23 tetor 2003

More Information