International Crisis Group
text only version
Click here to view the full report as a PDF file in A4 format.
For more information about viewing PDF documents, please click here.
This document is also available in MS-Word format

KOLAPSI NË KOSOVË

Raporti i ICG-së për Evropë Nº155
22 April 2004

This report is also available in English and in Serbian.
To access the summary and recommendations of this report in French, please click here.

PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIMET

Më 17 mars, 2004, themelet jostabile të një progresi gradual të arritur për katër vite e gjysmë u shkatërruan. Brenda disa orëve provincën e kishte përshkuar një rebelim anti-serb dhe anti-OKB që pati për pasojë shpërthimin e një dhune të paparë që nga viti 1999. Më 18 mars dhuna eskaloi në një pastrim etnik kundër lagjeve dhe fshatrave të tëra ku jetojnë minoritetet. Turmat e të rinjëve, ekstremistëve dhe kriminelëve shqiptarë paraqitën misionet siç janë ai i OKB-së në Kosovë (UNMIK-un) dhe forcës paqëruajtëse të NATO-së (KFOR-in) si shumë të dobëta. Institucionet e përkohëshme vetqeverisëse të Kosovës (IPVQ), mediat dhe shoqëria civile u dhanë rebeluesve leje për vazhdimin e trazirave deri në sakatosje. Bashkësisë ndërkombëtare i nevoitet urgjentisht vënja e linjave të reja të veprimit (ndryshimi i politikës) – lidhur me statusin final dhe zhvillimin socio-ekonomik, përndryshe destabilizimi i Kosovës do të mund të përfshinte tërë rajonin.

Një tërbim i tillë pati për pasojë vdekjen e nëntëmbëdhjetë personave, gati 900 të plagosurve, shkatërrimin e më shumë se 700 shtëpive të serbëve, ashkalinjve dhe romëve, dëmtimin apo shkatërrimin e afërsisht 10 ndërtesave  publike, 30 kishave serbe dhe 2 manastireve si dhe la afërsisht 4.500 persona të zhvendosur. Trazirat ishin më shumë spontane sesa të organizuara, në të cilat përfituan ekstremistët dhe grupet kriminele, sidomos në ditën e dytë. Ndjenja e dështimit dhe frikës përballë qëllimeve të bashkësisë ndërkombëtare rreth Kosovës, pa-aftësia e UNMIK-ut për të filluar zhvillimin e ekonomisë si dhe suspendimi i procesit të privatizimit, suksesi i Beogradit gjatë muajve të fundit në tendosjen e nervave të shqiptarëve, të gjitha këto akumuluan një tension i cili u shëndërrua në një forcë eksplozive që pati për pasojë incidentet fillestare të 16 marsit.

Implikimet për sigurinë rajonale janë serioze dhe gjithëpërfshirëse. KFOR-i dhe NATO-ja kanë humbur aurën e të qenur të pacënueshëm dhe të paaritshëm. Bindja se bashkësia ndërkombëtare është e dobët dhe nuk është e gatshme që të veprojë nuk do të fshihet nga mendjet e ekstremistëve nacionalistë në Kosovë dhe gjëkundi, përfshirë këtu edhe nacionalistët e ringjitur në skenë në Beograd. Nëse shkaqet e dhunës nuk preken mënjëherë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë – nëpërmjet të masave politike, zhvillimore dhe të sigurisë – Kosova rrezikon të bëhet Bregu Perëndimor i Evropës.

Shpërthimi i dhunës ka zbuluar se shoqëria e shqiptarëve të Kosovës është thellë e tronditur, se i mungojnë institucionevt, lidershipi dhe kultura për të absorbuar tronditjet dhe të përmbajë pakicën e vet të dhunshme, kriminele. Në gjendjen e tanishme, kjo shoqëri do të vazhdojë që të dëbojë minoritetet e në fund do ta konsumojë edhe shtresën e hollë të intelegjencisë së saj liberale. Rinia e saj numerikisht e madhe kërcënon të "shkelë" institucionet e brishta të gjeneratave më të vjetra. Që nga viti 1999, migrimi i popullatës nga fshatrat e pazhvilluara ka përmbytur kryeqytetin dhe elementët e modernizuar të shoqërisë. UNMIK-u nuk ka arritur as për së afërmi të bëj përmirësimin e të metave zhvillimore në Kosovë, veçanërisht në fushën e arsimit.

Struktura e UNMIK-ut dhe mandati i tij janë treguar të papërshtatshëm për të përgatitur Kosovën për tranzicion nga lufta në paqë, nga socializmi në ekonominë e tregut si dhe nga gjendja e padefinuar politike ndërkombëtare drejt statusit përfundimtar. Bashkësia ndërkombëtare e ka mashtruar veten kur ka besuar se premtimet gjysmake të nëntorit të vitit 2003 - se do të fillojë me shqyrtimin e statusit përfundimtar të Kosovës nga gjysma e vitit 2005 -  paraqesin një politikë të kompletuar. Duke mos qenë në gjendje që të dakordohen rreth asaj se çfarë do të jetë statusi final, ka llogaritur në supozimin naiv se vonimi i vendim-marrjes për një çështje të tillë do të mundësonte zbutjen e pasioneve. Kjo ka bërë edhe që të mos merren me seriozitet kërcënimet për sigurinë dhe të mos përballet me strukturat paralele dhe grupet kriminale. Kjo mungesë e vendosshmërisë ka lënë shumicën shqiptare dhe pakicën serbe të ngërthyera në një konflikt që mbahej i ndrydhur e jo i zgjidhur.

Me paqartësitë rreth statusit që largonin invstitorët dhe pa një mori antërasimesh në qarqe të cilat vazhdojnë të mbeten të hapura vetëm për shtetet e formuara kombëtare, zhvillmi i Kosovës ka stagnuar nën sundimin e tashëm të OKB-së. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar i saj (GDP-ja) - i varur nga kontributet e donatorëve që largohen para kohe dhe me vetëm 4 për qind të importeve të mbuluara nga eksportet - ështëie paqëndrueshëm edhe për nivelin e ulët në të cilin është tani. Me shumë familje që varen nga të hollat e dërguara nga fëmijët e tyre emigrantë në vendet e tjera, Kosova është përfshirë në një luftë demografike poshtruese me Evropën Perëndimore. Derisa shqiptarët e Kosovës fshehurazi kalojnë kufinjtë dhe hyjnë në tregun fuqisë punëtore në këto shtete, këto kërkojnë që t’i kthejnë ata prapa. Për më shumë se 50 për qind të fuqisë punëtore që për momentin është e papunë, duke përfshirë këtu edhe 30.000 deri 40.000 që i shtohet këtij numri çdo vit, ndihmat e tashme për Kosovën nuk mjaftojnë.

Është esenciale që të gjithë të përballen me implikimet e 17 dhe 18 marsit. Institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare u nevoiten mënyra të reja të veprimit, në rastin e UNMIK-ut një strukturë e re me mandat të ri. Nëse nocioni i ndarjes hedhet poshtë - e ICG-ja beson se kështu edhe duhet bërë, përveç nëse nëse të dy palët e inetersuara vendosin ndryshe (që do të ishte në pajtim me Parimet e Helsinkit), që është shumë pak e mundur - kjo gjendje nuk mund të vazhdojë të mbetet më tutje jasht kontrollit dhe duke besuar se do të bëhet mirë, por vetëm politikat reja ndërkombëtare dhe sinqeriteti i shqiptarëve të Kosovës në raport me shoqërin e tyre do të bënin ndryshime që do ta bënin Kosovën një vend më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në të.

Që të bëhet kjo, duhet të vihet në vend, sa më shpejtë, një proces zhvillimor i vërtetë politik, social, ekonomik e institucional, për të absorbuar energjinë e popullatës së Kosovës. Politika e tashme e "standardeve para statusit" është vetëm një politikë gjysmake. Pasojat rajonale të vazhdimit të rrjedhave që shpiejnë në destabilizimin e Kosovës janë të paparshikueshme. Bashkësia ndërkombëtare ka një dritare shumë të vogël që të mësojë nga gabimet e veta dhe të rimarrë gjërat në duart e veta. Përndryshe, gjendja në Kosovë do të mund të bëhej e papërballueshme në kuptimin e akumulimit të dhunës dhe zhytjes në një rreth vicioz që do të prekte tërë Ballkanin Perëndimor.

Rekomandimet

Për institucionet e Kosovës duke përfshrë edhe IPVQ-në, mediat dhe shoqërinë civile:

1. Të luftohen patologjitë ekstremiste dhe jotolerate në shoqërinë shqiptare në Kosovë në vend të fajësimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe UNMIK-ut për problemet në Kosovë.

2. Të pranohet fakti i pamohueshëm se raportimi i mediave për dhunën ka qenë i njëanshëm dhe në një formë, me rol nxitës, dhe të bashkëpunohet me Komisionerin e përkohshëm për media dhe OSBE-në për gjetjen e një mënyre të përshtatshme për të shkuar përpara duke përfshirë këtu edhe bërjen e ndryshimeve në menaxhimin dhe bordin e transmetuesit publik, RTK-së, duke kërkuar edhe asistencë të vazhdueshme teknike nga transmetues profesionistë e me përvojë evropianë.

3. Të shkohet përtej zotimeve të IPVQ-së për të ndihmuar ri-ndërtimin e shtëpive, manastireve dhe kishave që janë shkatërruar gjatë trazirave me fonde të qeverisë duke ndërmarrë një iniciativë te gjerë për mbledhjen e parave nga të katër anët e shoqërisë për këtë qëllim dhe gjithashtu duke ndërmarrë iniciativën për zhvillimin e infrastrukturës për serbët e Kosovës përfshirë arsimin dhe sistemin shëndetësor.

4. Të vazhdohet me procesin e dialogut me Serbinë, i filluar në tetor të vitit 2003.

Për vendet e Grupit të Kontaktit (SHBA, MB, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë) dhe anëtarë të tjerë të Bashkësisë ndërkombëtare:

5. Të riangazhohen seriozisht në çështjen e Kosovës, ashtu që:

(a) Të ndërmirren masa për shtimin e sigurisë për komunitetet pakicë në Kosovë, veçanërisht për serbët;

(b) Të fillojnë me përgatitjet për bisedimet për statusin final, duke konfirmuar se bazë legale do të jetë Rezoluta 1244; dhe

(c) Të bëhën përpjekje substanciale dhe të vazhdueshme për zhvillim social, ekonomik dhe institucional që Kosova të bëhet gati për statusin final.

6. Të punohet nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndryshimin e strukturës së UNMIK-ut, në mënyrë që mandati i tij të përshtatet më mirë për periudhën tranzitore deri tek statusi final dhe anëtarësimi eventual në BE, duke i dhënë prioritet zhvillimit social dhe ekonomik, prioritete këto që momentalisht mungojnë, me anë të:

(a) Shpërbërjes së strukturës së katër shtyllave ekzistuese të UNMIK-ut;

(b) Transferimit të përgjegjësive sociale dhe ekonomike nga UNMIK-u tek IPVQ-ja; dhe

(c) Ndarjes së rolit të PSSP-së në dysh, me funksione përkatëse të administratorit kryesor për Kosovën dhe negociatorin kryesor për statusin final.

7. Të reagohet me shpejtësi në kërkesën e UNMIK-ut për anagzhimin e më shumë hetuesëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që UNMIK-u të hetojë dhe ndjekë penalisht ata që me arsye dyshohet se janë përgjegjës për trazirat e dhunshme duke vepruar në kuadër të kornizës së procedurës së Kodit të ri penal.

Për UNMIK-un:

8. Të institucionalizohet dialogu në mes të liderëve dhe shoqërisë civile të shqiptarëve të Kosovës nga njëra anë, me homologët e tyre serb të Kosovës në anën tjetër për çështjet e bashkjetesës në Kosovë me planin e Këshillit të Evropës për decentralizim si pikënisje.

9. Të ri-vitalizohet privatizimi duke bërë ndryshime procedurale të nevojshme në mënyrë që të arrihet progresi i menjëhershëm; të përfitohet nga shkarkimi i ish-shefes se Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit duke dhënë shenja të vazhdueshme të të menduarit të ri, dhe akomodimit të nevojave për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës; dhe të kërkohen nga OKB-ja dhe Grupi i Kontaktit politika dhe resurse të nevojshme për të arritur këto.

10. Të përmirësohet struktura komanduese dhe kontrolli brenda UNMIK-ut dhe Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), të përmirësohet koordinimi i veprimeve me KFOR-in (veçanërisht në grumbullimin e të dhënave për ekstremistët dhe srukturat paralele), t’i sigurohet policisë më shumë trajnim dhe paisje, dhe të përgatitet për ballafaqim me sfidat si ato të 17 e 18 marsit duke ngritur moralin e tyre të ulët.

Për NATO-n:

11. Të shtohet kapaciteti i trupave të KFOR-it që të mund të ballafaqohen me trazira të dhunshme në të ardhmen, duke i paisur, instruktuar dhe trajnuar për përdorimin gradual të forcës në raste të rreziqeve, si dhe duke bërë shtimin e sigurisë përgjatë kufirit.

Për qeverinë e Serbisë:

12. Të punojë me UNMIK-un që strukturat paralele të njihen, veprojnë sipas rregullave dhe nëse është e mundur të përkrahen nga IPVQ-ja me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe shërbimeve sociale për komunitetin serb brenda Kosovës.

13. Të vazhdojë procesin e dialogut me Prishtinën për çështje teknike.

Për qeverinë e SHBA-së:

14. Të emërojë një emisar special për të inicuar diskutimet në mes të anëtarëve të Grupit të Kontaktit, BE-së, IPVQ-së, Beogradit dhe shteteve fqinje për bazat ligjore dhe formën e bisedimeve eventuale për statusin final.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 22 prill, 2004