Report / Europe & Central Asia 3 minutes

Pan-Shqiptarizmi: Sa ështëi i madh kërcënimi për stabilitetin e Ballkanit?

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

PËRMBLEDHJA

Pan-shqiptarizmi nga shumë vëzhgues është parë si kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit. Lëvizja për një shekull e kufinjëve i ka lënë shqiptarët të shpërndarë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maçedoni dhe Greqi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Maqedoni, dhe grupe të tjera kanë zhvilluar fushata violente në mbështetje të fitimit të të drejtave për shqiptarët etnik. Cili është qëllimi i ambicjeve të tilla shqiptare?

Hulumtimet e ICG-së tregojnë se nocionet e pan-Shqiptarizmit janë shumë më shumë të shtrira dhe komplekse sesa çështja e karakteristikave të zakonshme të shqiptarëve etnik thjesht që synojnë arritjen e Shqipërisë së madhe ose Kosovës së madhe. Është domethënëse çështja se UÇK dhe AKSH filluan të marrin mbështjetje nga popullata në Kosovë dhe Maqedoni pikërisht dhe përkatësisht në kohën kur pjestarë të tyre lëvizën nga qëllimet nacionaliste pan-shqiptare dhe u kocentruan në të drejtat e popullit të tyre.  “Armata Kombëtare Shqiptare” (AKSH) që prej kur hapurazi plasoi agjendën lidhur me një “Shqipëri të madhe”, kurrë nuk arriti të fitoj kredibilitetin e popullatës. Dhuna e ushtruar për kauzën e Shqipërisë së madhe, ose të çfarëdo lloj lëvizje të kufinjëve nuk është politikisht popullore e as moralisht e arësyetuar.

Në Shqipëri, që prej vendosjes së politikës multi-partiake, varfëria dhe konflikti i brendshëm partiak kanë errësuar çdo lloj aspirate që shpien në drejtim të zgjerimit të kufinjëve shtetëror. Shqipëria është më shumë e interesuar për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore me Kosovën, përderisa të dyja të ruajnë shtetësitë e ndara; dhe qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare kanë zgjedhur partneritetin strategjik me Maqedoninë për shkak se të dyja aspirojnë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Mbetet një rrezik i konfliktit në Kosovë, ku nuk është zgjedhur ende çështja e statusit të ardhshëm të sajë. Dëshira e pjesës më të madhe të popullatës së Kosovës për pavarësi është përkrahur nga shumica e shqiptarëve nga çdo pjesë e Ballkanit. Sidoqoftë, një Kosovë e pavarur është krejt e ndryshme nga opcioni për Shqipërinë e madhe. Problemi i Bashkësisë Ndërkombëtare është që të menaxhoj procesin që ka të bëj me statusin final të Kosovës pa destabilizuar fqinjët e sajë.

Dihet se edhe në Maqedoni edhe në Luginën e Preshevës së Serbisë Jugore, konflikti ka përfunduar më 2001 me ndërmetësimin ndërkombëtar të marrëveshjeve të paqes, përkatësisht të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Planit të Qoviqit. Ndonëse ekziston pakënaqësia lidhur me shpejtësinë e implementimit të këtyre marrëveshjeve dhe zhvillimin e reformave të premtuara, kjo pakënaqësi ende nuk ka arritur stadin e krizës; nga ana tjetër përpjeket e AKSH-së për të kapitalizuar pakënaqësinë vendore në Maqedoni dhe në Serbinë Jugore kanë dështuar. Vëmendja e vazhdueshme ndërkombëtare do të jetë e domosdoshme për të përmbushur premtimet për të gjitha palët. Shqiptarët e Malit të Zi në anën tjetër i kanë rezistuar çdo lloj aktiviteti të organizimit paraushtarak.

Komunitete të diasporës së madhe të shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në SHBA, Gjermani dhe Zvicër kanë pasur dhe do të vazhdojnë të kenë një rol kyç në zhvillimet aktuale ekonomike, sociale, politike në Kosovë, tani dhe në të ardhmen si dhe do të vazhdojnë të drejtojnë ngjarjet e formacioneve ushtarake në këto hapsira. Ato shumë lehtë do të hapnin fronte të reja nëse do të dëshironin të mbanin tensionin e ngritur karshi çështjeve të pazgjidhura shqiptare. Për këto arësye do të ishte mirë që Qeveria Shqiptare dhe ajo Greke të provojnë të përpilojnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjate të çështjes së popullatës Çame të zhvendosur nga Greqia më 1945, para se kjo çështje të ketë marrë hov dhe eksploduar nga nacionalistët ekstremist, atëherë kur ankesat legjitime të Çamëve do të ishin humbur në çështje më të thella kombëtare.

Në afat më të gjatë, nacionalizmi shqiptar do të zbutej me zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin ndërkombëtar për shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi si dhe me mbajtjet e vazhdueshme të presionit ndaj ekstremistëve dhe politikanëve shqiptarë të cilët i nxisin ata. Procesi do të ndihmohet nga integrimi evropian, atëherë kur kufinjtë të hapen ndërmjet Shqipërisë dhe dhe fqinjëve verior me çrast gjasat për integrim ekonomik dhe arsimim në regjion në përgjithësi të jenë rritur. Decentralizimi i pushtetit në Maqedoni, dhe dhënja me kusht e pavarsisë së Kosovës me qëllim të sigurimit nga ana e të gjitha etniteteve shqiptare në Ballkan se kufinjtë e tanishëm të Evropës Jug-lindore në Evropë do të mbesin të pandryshuar, do të ndihmoj gjithashtu në stabilizimin e situatës.

Tiranë/Bruksel, 25 shkurt, 2004

Executive Summary

Pan-Albanianism is seen by many observers as a serious threat to Balkan stability. A century of shifting borders has left ethnic Albanians scattered across Kosovo, Serbia, Montenegro, Macedonia and Greece. The Kosovo Liberation Army (KLA), the National Liberation Army (NLA) in Macedonia, and other groups have all waged campaigns of violence in support of enhanced rights for ethnic Albanians. Where is the ceiling to their ambitions?

ICG’s research suggests that notions of pan-Albanianism are far more layered and complex than the usual broad brush characterisations of ethnic Albanians simply bent on achieving a greater Albania or a greater Kosovo. It is instructive that both the KLA and NLA started to gain popular support in Kosovo and Macedonia respectively at precisely the time when they moved away from their initial pan-Albanian nationalist goals and concentrated on more rights for their own people. The “Albanian National Army” (ANA) which overtly advocated a “Greater Albania” agenda, never managed to gain popular credibility. Violence in the cause of a greater Albania, or of any shift of borders, is neither politically popular nor morally justified.

In Albania since the arrival of multiparty politics, poverty and internal political conflict have eclipsed any aspirations towards expanding the state’s boundaries. Albania is more interested in developing cultural and economic ties with Kosovo, whilst maintaining separate statehood; and successive Albanian governments have opted for a strategic partnership with Macedonia as both aspire towards membership of NATO and the European Union.

There remains a risk of conflict in Kosovo, where the question of future status has not yet been resolved. The desire of the vast majority of Kosovo’s population for independence is supported by most Albanians elsewhere in the Balkans. However an independent Kosovo is quite a different matter from a Greater Albania. The international community’s problem is to manage the process of dealing with Kosovo’s final status without destabilising its neighbour.

In both Macedonia and the Presevo Valley of Southern Serbia, conflict was ended in 2001 by internationally brokered peace agreements, respectively the Ohrid Agreement and the Covic Plan. While there is dissatisfaction with the pace of implementation of these agreements, and with the delivery of promised reforms, this has not yet reached the point of crisis; the ANA’s attempts to capitalise on local discontents in Macedonia and Southern Serbia failed. Continued international attention will be necessary to ensure that all sides deliver on their promises. Montenegrin Albanians, on the other hand, have thus far resisted any form of paramilitary activity.

The large Kosovo Albanian diaspora communities living in the United States, Germany and Switzerland have played – and will continue to play – a key role in the current and future economic, social and political development of Kosovo, as well as dictating military events on the ground. They could easily open up new fronts if they wish to keep up the pressure on the numerous unresolved Albanian-related issues. For these reasons it would be advisable for the Albanian and Greek governments to try and settle the long-standing issue of the Chams displaced from Greece in 1945, before it gets hijacked and exploited by extreme nationalists, and the Chams’ legitimate grievances get lost in the struggle to further other national causes.

In the long term, Albanian nationalism will be tamed by full implementation of internationally-brokered agreements and respect for Albanians’ place in Macedonian, Serbian, and Montenegrin society, together with consistent pressure on Albanian extremists and politicians who appeal to them. The process will be assisted by European integration - as the borders open between Albania and its northern neighbours, and economic and educational opportunities increase across the region. Decentralising power in Macedonia, and giving Kosovo conditional independence in return for an assurance from all the Albanian entities in the Balkans that the present borders of south-eastern Europe will remain unchanged, would also help stabilise the situation.

Tirana/Brussels, 25 February 2004

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.