French President Emmanuel Macron (R), and flanked by his delegation, speaks during a video conference with Kosovo Prime Minister Avdullah Hoti, Serbian President Aleksandar Vucic, and German Chancellor Angela Merkel in Paris, on 10 July 2020. Christophe Ena / POOL / AFP
Report / Europe & Central Asia 20+ minutes

Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi

Trembëdhjetë vite pas pavarësisë se Kosovës nga Serbia, të dy vendet vazhdojnë të mos e njohin njëra tjetrën dhe kjo po i dëmton dy vendet. Dy shtetet duhet të shkojnë përtej qështjeve teknike dhe duhet të fokusohen në qështjet kryesore: pavërësinë e Kososvës dhe ndikimin e Beogradit mbi komunitetin Serb në Kosovë.

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

Çfarë ka të re? Përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet e kahmotshme midis Kosovës dhe Serbisë rreth pavarësinë sëKosovës kanë filluar. Bisedimet e udhëhequra nga BE kanë arritur marrëveshje mes palëve për çështjet teknike por kanë hasur në vështirësi në zgjidhjen e qështjeve kryesore politike. Përpjekjet e Washingotnit për të ndërmjetësuar dështuan nëmës mes të vitit 2020, kur Presidenti i Kosovës u desh të largohej nga bisedimet për shkak të akuzave për krime lufte. 

Pse ka rëndësi? Mungesa e marrëveshjes po e lë Kosovën jashtë Oorganizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së) dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare, dhe po pengon rrugëtimin e të dyja vendeve, kosovës dhe Serbisë drejtë BE-së. Poashtu po i lë komunitetet pakicë në rrezik dhe konflikti i pazgjidhur mes Kosovës e Serbisë vazhdon të mbetet një cënim për sigurinë rajonale. Zgjidhja e mosmarrëveshjes do të ishte një përfitim i madh për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe Evropë. 

Çfarë duhet të bëhet? Të gjitha palët duhet të kërkojnë marrëveshje për njohje reciproke, duke përfshirë zotimin eshtetetve të BE-së se do të mbështesin çdo marrëveshje në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. Beogradi dhe Prishtina duhet të pranojnë publikisht nevojën për kompromis. Në pritje të një marrëveshjeje me Serbinë, Kosova duhet të kërkojë integrim më të madh politik, të sigurisë dhe atë ekonomik me partnerët e saj. 

Përmbledhje Ekzekutive 

Konflikti Kosovë-Serbi është zvarritur për dekada të tëra. Më shumë se njëzet vjet pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999 për t’i dhënë fund trajtimit brutal të Serbisë ndaj shqiptarëve, dhe më shumë se një dekadë pas shappljes së pavarësinë në vitit 2008, Beogradi dhe dhjetëra shtete, përfshirë pesë shtete anëtare të BE-së, ende zyrtarisht e konsiderojnë Kosovën si një provincë të shkëputur. Derisa Serbia dhe Kosova të pajtohen, të dyja vendet do të pengohen në rrugën drejt anëtarësimit në BE e Kosova gjithashtu edhe në OKB dhe në NATO. Ndërkohë, Beogradi vazhdon të ushtrojë ndikimin e tij të padëshiruar në teritorin e Kosovës. Çmimi pë njohje nga ana e Serbisë ka të ngjarë të përfshijë një infuzion të ndihmës ndërkombëtare, një autonomi më të madhe për serbët e Kosovës ose një shkëmbim territorial – ose ndoshta një mbështetje më të zgjeruar në kombinim me një nga dy opsionet e përmendura më lartë. Pavarësisht shqetësimeve legjitime në lidhje me rivendosjen e kufijve, BE nuk duhet të përjashtojë një zgjidhje të tillë e ecila do të mund të ishte në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. Paralelisht me këtë, SHBA-të duhet të arrijnë të bindin elitën e çorientuar të Kosovës të ketë një zhvillojë një qasje më realiste ngaj dialogut dhe negociatave me Serbinë dhe në pritje të një marrëveshjeje, partnerët e Kosovës duhet ta ndihmojnë atë të në ndërtimin dhe zjgerimin e mardhënieve bilaterale dhe multilaterale. 

Prishtina dhe Beogradi kanë zvhillaur dialog, herë pas herë për mënyrën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre së paku që nga viti 2006. Ata kanë rënë dakord për shumë pika, por nuk pajtohen për çështjen më domethënëse e që në fakt është edhe pika e tyre ndarëse:Pavarësia e Kosovës. Ndikimi i vazhdueshëm i Serbisë ndaj komuniteteve serbe në Kosovë është një çështje tjetër e diskutueshme. Zonat me shumicë serbe në Kosovës veçanërisht katër komunat veriore në kufi me Serbinë, mbeten vetëm pjesërisht të integruara në sistemin juridik dhe lijgor te Kosovës, dhe me potencial për shpërthimin e dhunës. Serbët e zgjedhur në Parlamentin e Kosovës dhe të emëruar në postet qeveritare marrin hapur urdhërat nga Beogradi. Kombinimi i këtij ndikimi me pasojat e mosnjohjes nga ana e Beogradit shfaqin një irritim të vazhdueshëm për kosovarët, duke iu rikujtuar atyre se ende nuk janë plotësisht të lirë nga Serbia. Si Beogradi, ashtu edhe Prishtina do të përfitonin nga anëtarësimi në BE, por në mungesë të një marrëveshjeje, së paku tani për tani kjo mundësi shihet si e përjashtuar. 

Duke filluar më 2011, nme ndërmjetësimin e BE-së, të dyja palët bën përparim në qeshtjet teknike, por ngecën në qështjen kryesore politike. Në vitin 2018, presidentët e të dy vendeve skicuan atë që dukej të ishte një marrëveshje e mundshme e përparimit, bazuar në një propozim për shkëmbim territoresh, i njohur gjithashtu si ndërrim tokash, por që u hodh poshtë përballë polemikave të brendshme dhe kundërshtimeve nga brenda BE-së. Dialogu i udhëhequr nga BE rinisi në korrik 2020 dhe Uashingtoni nisi një përpjekje paralele, por shtytja e re diplomatike hasi në pengesa të mëdha. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq jepte përshtypjen se ishte i interesuar për një marrëveshje, homologu i tij kosovar, ish Presidenti Hashim Thaçi, në këto kohë po përballet me gjyqin për krime lufte, duke e lënë qeverinë e Prishtinës në rrëmujë dhe pa ndonjë ithtar të shquar për një zgjidhje në dialog. Me Thaçin e mënjanuar, samiti i shtatorit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi në një ngjarje kryesisht simbolike.

Kundrejt këtij sfondi, rruga për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që zgjidh çështjen e Pavarësisë së Kosovës është e paqartë dhe e vështirë. Kjo çështje mund të përmbyllet vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina zhvillojnë një qasje shumë të ndryshme nga ajo që kishin deri më tani. Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo marrëveshje që i jep pavarësinë Kosovës të aprovohet me referendum, por udhëheqja e saj politike nuk ka bërë asgjë për të përgatitur votuesit për kompromiset e nevojshme për arritjen e një marrëveshje. Kosova nuk përballet me të njëjtën kërkesë kushtetuese, por udhëheqësit e saj mund të vendosin ta hedhin një marrëveshje të tillë në votim me qëllim të fitimit të legjitimitetit dhe për çdo rast ata do të duhet të përgatisin publikun kosovar për koncesionet që do të kërkohen. Secila nga palët do të duhet të informojë popullatën saj se nuk do të jetë në gjendje të imponojë një zgjidhje thjesht sipas kushteve të tyre. 

Sa i përket asaj se si do të dukej një kompromis, ekzistojnë tri mundësi kryesore. Dikush do të mbështetej tek ëmbëlsuesit për Serbinë – një infuzion i ndihmës financiare nga donatorët dhe një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE – si shpërblim për njohjen e Kosovës. Opcioni i dytë do të përfshinte një autonomi për serbët e Kosovës dhe ngjashëm shqiptarët e Serbisë për njohejn e Kosovës nga ana e Serbisë. E treta do të ishte kthimi në qasjen e shkëmbimeve të teritoreve që ishte thelbi i draft-marrëveshjes së vitit 2018.

Asnjë nga këto opsione nuk është afër një zgjidhje ideale. Lidhur me të parën, duke pasur parasysh dinamikat e brendshme brenda Bashkimit Evropian, mund të jetë thjesht e parealizueshme që BE-ja të premtojë anëtarësim të përshpejtuar dhe se incentivat fianciare nuk kanë gjasë të jenë të mjaftueshme për të adresuar një çështje aq të ndjeshme të identitetit politik Serb. Midis dy opsioneve të tjera, autonomia do të dukej zgjedhja më e mirë, me një histori suksesi diku tjetër në Evropë dhe mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, por gjithashtu ky opsion duket se shkakton reagimin më të fortë negativ nga vetë palët. Udhëheqësit e Kosovës duken se e kundërshtojnë veçanërisht këtë, mbase sepse shqetësohen se kjo do të shpiej drejt një sistemi qeverisës jo funksional që ata shohin në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku shumica e vendimeve kërkojnë pajtimin unanim të dy entitetet dhe të tre grupet kryesore etnike. Nga ana tjetër, qeveritë evropiane – veçanërisht ajo e Gjermanisë – kanë shqetësime të ligjshme në lidhje me precedentin destabilizues që mund të ketë rivendosja e kufijve në Ballkan dhe më gjerë.

Për momentin, Brukseli duhet të përqendrohet në inkurajimin e një dialogu në të cilin palët do të ishin të lira të negociaojnë çdo zgjidhje në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare si dhe me nevojën për të fituar mbështetjen e popullatës së tyre rrespektive. Si BE-ja ashtu edhe SHBA-të duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre. BE duhet të vlerësojë nëse do të mund të ndryshojë pozicionin e saj të përbashkët në mënyrë që të vendosë një qëllim të qartë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të bazuar në njohjen reciproke (diçka që pesë shtetet jo- njohëse të BE-së i kanë rezistuar deri më tani), dhe të qartësoj nëse ndërmjetësuesit e sajë janë udhëzuar të mos nxisin diskutime që do të përfshinte arranzhime për autonomi apo shkëmbim të teritoreve. Nga ana tjetër, SHBA duhet të punojë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një strategji të zbatueshme për dialogun me Serbinë, dukë nënkuptuar se njohja është e mundur por që ajo poashtu do të kërkojë koncesione. 

Përfundimisht dhe pa humbur kohë, partnerët e jashtëm të Kosovës do të duhej të përgatiteshin për mundësinë që dialogu do të vazhdojnë pa ndonjë zgjidhje dhe se do të zvarritet. Në rrethana të tilla, strategjia më e mirë do të kishte që Kosovës të i mundësohet dhe ndihmohet në rrugën e saj në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, dhe vendosjen e bashkëpunimit ekonomik, ne fushën e sigurisë dhe atyre politike me pjesën tjetër të botës. Këto lidhje nuk do të sigurojnë zgjdihjen e duhur e cila do të mund të vijë vetëm përmes një marrëveshje me Serbinë rreth pavarësisë së saj, por duke ndihmuar Kosovën në zbutjen e frustrimit dhe indinjatës, avansimi i saj në aspekte tjera mund të ofrojnë mundësi modeste për përparim në një situatë acarimi në Kosovë dhe me Serbinë që ështe lejuar të ndodhë dhe zhvillohet për një kohë të gjatë. 

Beogradi/Prishtinë/Bruksel, 25 janar 2021

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.