Report / Europe & Central Asia 4 minutes

Udhëzime Për Kosovën (Ii) Standarte Të Brendshme

Prej kalimit të Kosovës në qershor 1999 nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga Kombet e Bashkuara, janë bërë përpjekje të shumta për stabilizimin e provincës dhe për themelimin e një administrate funksionale.

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

Prej kalimit të Kosovës në qershor 1999 nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga Kombet e Bashkuara, janë bërë përpjekje të shumta për stabilizimin e provincës dhe për themelimin e një administrate funksionale. Megjithatë, ende nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes kryesore të konfliktit në Kosovë e cila ka rëndësi kryesore për banorët e provincës: çështja e statusit përfundimtar.

Rezoluta e OKB-së, e cila themeloi sistemin e përkohshëm në Kosovë, e la të hapur çështjen e statusit përfundimtar. Po kështu, bashkësia ndërkombëtare nuk ka treguar zell për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ajo ende mbetet një çështje tepër konfliktuale. Shumica shqiptare njëzëri mendon se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën sovranitetin serb (apo jugosllav), ndërkohë që pakica serbe e përkrahur nga Beogradi, është po aq e vendosur që Kosova të kthehet nën sovranitetin serb, pavarësisht nga autonomia e zgjeruar politike që mund të gëzojë.

Në mënyrë që të përparohet drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, duhet të kihen parasysh dy aspekte kryesore: përmasa “e jashtme” dhe ajo “e brendëshme”. Përmasa e jashtme përfshin hartimin e një procesi drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar, që do të përfshinte të gjithë aktorët që kanë ndikim në të ardhmen e Kosovës. Dimensioni i brendshëm nënkupton zhvillimin e institucioneve demokratike të Kosovës, zbatimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut, në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për çfarëdo marrëveshje në lidhje me statusin përfundimtar.

Këto përmasa shqyrtohen në dy raportete me titullin e njëjtë, “Udhëzime për Kosovën”, të hartuara njëkohësisht dhe me nëntitujt “I. Shqyrtimi i  statusit përfundimtar” dhe “II. Standarte të brendshme ”.

Së bashku këto dy raporte përmbajnë udhëzime në lidhje me dy rrugët paralele të cilat duhet të ndiqen njëkohësisht për të mbërritur cakun e dëshiruar: një Kosovë të qëndrueshme dhe demokratike, që qëndron në këmbët e saj, që në mënyrë paqësore integrohet në rajon, dhe që ka një vend të përcaktuar qartë në bashkësinë ndërkombëtare.

Në raportin “Shqyrtimi I statusit përfundimtar”  ICG-ja arsyeton se mosshqyrtimi i kësaj çështjeje përbën një rrezik tepër të lartë. Ekziston mundësia për konflikte të mëtejshme rajonale dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’ia lejojë vetes ta lerë Kosovën apo rajonin në një zvarritje të rrezikshme vetëm pse çështjet që duhet të shqyrtohen janë delikate.

Në këtë aspekt, ICG arrin në përfundimin se bashkësia nërkombëtare duhet të vazhdojë me shqyrtimin e  statusit, duke pasur parasysh se pavarësia e kushtëzuar nën një kujdestari ndërkombëtare është zgjidhja më reale.
 

STANDARTE TË BRENDSHME

Një nga arsyet kryesore për  mosshqyrtimin e çështjes së statusit të Kosovës është dobësia e institucioneve të Kosovës - përfshi Kuvendin, Ministritë dhe Sistemin Gjyqësor - dhe paaftësia e këtyre institucioneve për të mbrojtur të drejtat e pakicës serbe dhe rome.

Ky raport ve në dukje se Kosovës i duhet përgatitje e mëtejshme për të arritur statusin përfundmtar. Ngadalësia në krijimin e institucioneve të vetëqeverisjes pas zgjedhjes së Kuvendit në 17 nëntor 2001, pasqyron mungesën e përvojës së partive politike të Kosovës dhe thellësisnë e dasive që përçajnë shoqërinë Kosovare. Për më tepër, sistemi gjyqësor nuk ka ende aftësi për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve në mënyrë të paanshme dhe efektive. Pakicat kanë ende probleme me lirinë e veprimit dhe me mundësitë ekonomike dhe sociale që sjell kjo liri.

I takon UNMIK-ut, si edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe udhëheqësve të Kosovës, të zbatojnë detyrimet e tyre për të zhvilluar institucione autonome të cilat do t’i paraprijnë statusit përfundimtar të Kosovës, cilido qoftë ai. Duhet dhe mund të ndërtohen institucione qeverisëse demokratike, efektive dhe shumëetnike.

Në këtë frymë, ky raport parashtron standartet për zhvillimin e brendshëm të Kosovës - standarte të cilat duhet të arrihen nga institucionet e Kosovës, dhe parime të cilat duhet të zbatohen në trajtimin e qytetarëve dhe veçanërisht të pakicave. Për  shembull, Kuvendi duhet t’i japë llogari elektoratit dhe duht të jetë i aftë të ndërtojë legjislacion. Administrata civile duht të jetë jopolitike dhe transparente, e duhet të ketë aftësinë të administrojë fushat që janë nën përgjegjësinë e saj. Qeveria duhet të jetë e aftë të mbledhë tatimet dhe taksat dhe të administrojë buxhetin gjithëkosovar në mbështetje të institucioneve të Kosovës.

Për rrënjosjen e sundimit të ligjit është vendimtar krijimi i një sistemi gjyqësor efektiv, të pavarur dhe të paanshëm, kompetencë e të cilit do të jenë hetimi dhe ndëshkimi i krimeve. Një standart vendimtar i cili do të merret parasysh në shqyrtimin e sovranitetit të Kosovës është jetesa e minoriteteve në siguri, dinjitet dhe padiskriminim. Personat e shpërngulur duhet të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nëse ata vendosin të moskthehen, të drejtat e tyre të pronësisë duhet të mbrohen.

Këto standarte- siç e paraqet dhe ky raport - janë të domosdoshme në vlerësimin e përparimit të brendshëm të Kosovës. Megjithatë, ndonëse arritja e këtyre standarteve ndikon në etapat e zbatimit të një statusi përfundimtar, kjo as nuk e vonon përcaktimin e statusit dhe as nuk përcakton formën e këtij statusi. Fakti se mbetet shumë për të bërë brenda Kosovës nuk është arsye për të vonuar shqyrtimin e opsionve të ndryshme të statusit përfundimtar.

Për arritjen e këtyre standarteve nevojitet shumë më tepër punë. Duhet të forcohet kapaciteti i sistemit gjyqësor të Kosovës, i shërbimit policor dhe i sistemit ndëshkimor; duhet të bëhet trajnimi i administratës civile; duhet të rritet dhënia e llogarisë së Kuvendit para elektoratit të tij; dhe duhet të mbrohen të drejtat e pakicave. Për realizimin e këtyre standarteve, bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë përfshirjen e saj në Kosovë dhe duhet t’i përkushtohet zhvillimit të institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, udhëheqësit e Kosovës duhet të pranojnë detyrimet e tyre për tejçimin e këtij procesi.

Prishtinë/Bruksel, mars 2002

Executive Summary

A Kosovo Roadmap

Since Kosovo became an international protectorate under United Nations administration in June 1999, much has been done to stabilise the province and set up a functioning administration. Yet nothing has been done to address the central question that lay at the heart of the conflict in Kosovo, and which remains the issue of overriding importance for the province’s inhabitants: the issue of final status.

The UN Resolution that established the interim system in Kosovo left the issue of final status open. Nor has the international community shown any appetite to address it. Yet it remains intensely controversial. The majority Albanians are unanimous that Kosovo will never again be subject to Serbian (or Yugoslav) sovereignty, while the minority Serbs, supported by Belgrade, are equally adamant that Kosovo must be restored to Serbian sovereignty, albeit with a large measure of political autonomy.

In examining Kosovo’s final status, the International Crisis Group argues that the issue has two aspects, inseparable and overlapping but nevertheless distinct. The ‘external’ dimension involves the interests of, and relationships between, the different actors with a stake in Kosovo’s future, while the ‘internal’ dimension concerns the development of Kosovo’s own democratic institutions, laws and standards.

These dimensions are duly treated in a pair of reports sharing a common title, A Kosovo Roadmap, issued simultaneously and subtitled I. Addressing Final Status and II. Internal Benchmarks. Together, these reports show two, parallel paths which need be negotiated simultaneously in order to reach the desired destination: a stable, democratic Kosovo, standing on its own feet, peacefully integrated in its region, and with a clearly defined place in the international community.

In Addressing Final Status, ICG argued that the stakes in Kosovo today are simply too high to leave the issue unaddressed. A potential for further regional conflict exists, and the international community cannot afford to leave Kosovo or the region in a state of uneasy and potentially dangerous limbo just because the issues involved are awkward.

Accordingly, that report argued, the international community should proceed to address the question, having in mind that the most appropriate solution would likely be a version of conditional independence under a form of international trusteeship.

Internal Benchmarks

One of the main arguments offered for not addressing the status question is the weakness of Kosovo’s institutions – including the Assembly, its ministries and the criminal justice system – and the inability of these institutions to protect the rights of the Serb and Roma minorities. 

The present report, Internal Benchmarks, reveals that Kosovo indeed requires further preparation for any form of final status. The slow establishment of self-government institutions after the election of a new Assembly on 17 November 2001 reveals the inexperience of Kosovo’s political parties and the deep fault lines that divide Kosovo society.  In addition, the criminal justice system does not yet have the capacity to investigate and prosecute crimes in a truly impartial and effective manner.  Minorities continue to lack freedom of movement and the economic and social opportunities that such freedom brings. 

The onus is on UNMIK, as well as on the international community and Kosovo’s leaders, to fulfil their obligation to develop autonomous institutions for whatever final status awaits Kosovo.  Democratic, effective, and ethnically representative government institutions must and can be built. 

In this spirit, the report outlines benchmarks for Kosovo’s internal development – standards that should be met by its institutions, and principles that should govern the treatment of its citizens, in particular its minorities.  For instance, the Assembly must be accountable to its electorate and able to process legislation. The civil service should be apolitical and transparent with the capacity to administer its sector of responsibility. The government must also have the capability to collect revenue and manage a Kosovo-wide budget to support its institutions. 

An efficient, independent and impartial criminal-justice system, with the competence to investigate and prosecute crimes, is also vital if the rule of law is to become firmly rooted. Another crucial benchmark by which Kosovo’s fitness for self-rule will be judged is that minorities should be able to live in security and dignity, without discrimination. Displaced persons must be able to return to their homes, and if they choose not to return, their property rights have to be protected. 

Such benchmarks are – as this report shows – indispensable for assessing Kosovo’s internal progress. However, while the achievement of these standards must influence the timing of the implementation of an agreed final status, it should neither delay decisions on status nor determine what form it should take. The fact that much remains to be done internally is no reason to delay a formal consideration of the relative merits of different options for final status.

Much further work is needed to reach these benchmarks.  The capacity of Kosovo’s judiciary, police service and penal systems needs to be strengthened, training for the civil service undertaken, accountability of Assembly members to their electorate enforced, and the rights of minorities protected.  To make progress towards these benchmarks, the international community must remain engaged in Kosovo and committed to its institutional development.  Kosovo’s leaders in turn must recognise their fundamental obligation to push this process forward.

Pristina/Brussels, 1 March 2002

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.