Report / Europe & Central Asia 4 minutes

Kosova: Drejt Statisit Final

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

PËRMBLEDHJA

Në Kosovë, koha po ikën. Status quo-ja nuk do të mund të mbahet më. Siç treguan trazirat e përgjakshme të marsit 2004, shqiptarët e Kosovës i bën të frustruar statusi i pazgjidhur, gjendja ekonomike si dhe problemet në marrjen me të kaluarën. Shumica shqiptare pret që bashkësia ndërkombëtare këtë vit të bëjë diçka rreth aspiratave të tyre për pavarësi. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shqiptarët e Kosovës mund të veprojnë në mënyrë unilaterale. Në këto rrethana, nëse kihet parasysh qëndrimi armiqësor i shqiptarëve ndaj pakicave, serbët e Kosovës mund t'i ftojnë forcat e armatosura serbe që t'i mbrojnë këta dhe rajoni edhe një herë mund të zhytet në telashe.

Viti 2005 ose do të sjellë përparim në zgjidhjen e statusit të ardhshëm që konsolidon paqen dhe zhvillimin, ose -- ekziston rreziku -- Kosova do t'i kthehet konfliktit dhe të gjenerojë jostabilitet rajonal. Ky raport, që synon të thotë atë që nuk është thënë në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit në përfundim të konfliktit në vitin 1999, udhëzon se si mund të bëhet ky përparim.

Si hap i parë, Grupi i Kontaktit prej gjashtë shtetesh duhet që, sa më parë që të jetë e mundur, të bëjë një deklaratë ku qartë do të shtrohej një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së statusit dhe do të qartësoheshin tri rregullat themelore: se mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë është çështje nga e cila në masën më të madhe varet përparimi; se nuk do të lejohet as kthimi i Kosovës nën sundimin e Beogradit e as coptimi; por as ndonjë formë e mundshme e unifikimit të Kosovës me Shqipërinë apo me ndonjë shtet apo territor fqinjë nuk do të mbështetet. Në të njëjtën kohë, një emisar special duhet të emërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që të fillojë konsultimet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe procesit me të cilin do të implementohet.

Kah mesi i vitit 2005, OKB-ja do të vlerësojnë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për standardet e demokracisë, qeverisjes së mirë dhe të drejtave të njeriut. Nëse vlerësimi është pozitiv, emisari special duhet të përpilojë tekstin paraprak të marrëveshjes -- "Marrëveshja për Kosovën" -- si dhe detajet e një konference ndërkombëtare për pranimin e saj.

Nëse qeveria e re e Kosovës dëshiron që të shpiejë popullin e vet drejt pavarësisë së dëshiruar, duhet të ketë respektim të plotë të të drejtave dhe mbrojtje për serbët e Kosovës si dhe pakicat tjera. Kuvendi i Kosovës, me ndihmën ndërkombëtare, duhet që menjëherë të fillojë të përpilojë kushtetutën që do t'i kënaqte plotësisht këto shqetësime, dhe teksti i së cilës, nëse pranohet nga konferenca ndërkombëtare, do të bëhej pjesë e Marrëveshjes për Kosovën. Synim përfundimtar i Marrëveshjes, së bashku me kushtetutën e re, do të jetë krjimi i kushteve për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare.

Do të ishte me vend, duke pasur parasyshë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe paqartësitë rreth të ardhmes, që Marrëveshja dhe kushtetuta të caktojnë disa kufij mes vete -- të rëndësishëm për nga përmbajtja por të paktë në numër dhe me shtrirje relativisht të kufizuar -- në lirinë e veprimit të Kosovës së pavarur, në veçanti:

  • Kosova do të zotohet në mënyrë eksplicite se nuk do të bashkohet me Shqipërinë apo ndonjë vend apo territor fqinj, përveç se në kuadër të integrimeve në BE;
     
  • Do të ketë një numër gjyqtarësh ndërkombëtarë të emëruar në gjykatat e larta të Kosovës si dhe palë të caktuara ndërkombëtare do të kenë të garantuar një prezencë në këto instanca, që siguron se para këtyre gjykatave nxjerren çështjet themelore që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave dhe obligimet e tjera të dakorduara;
     
  • E treta, Kosova do të pranonte një prezencë ndërkombëtare monitoruese -- "Misioni Monitorues i Kosovës" -- që do t'i raportojë bashkësisë së gjërë ndërkombëtare dhe do të rekomandojë masat gjegjëse nëse Kosova tërhiqet nga zotimet e saj.

Para fundit të vitit 2005 duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e OKB-së, e ku do të merrnin pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, BE-së, Beogradit dhe Kuvendit të Kosovës. Në fillim të vitit 2006, miratimi i kushtetutës së Kosovës nga qytetarët e Kosovës me një referendum do të shënonte hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Kosovën. Do të ishte e dëshirueshme, me qëllim të dhënies së efektit të plotë ligjor e politik, që Marrëveshja të miratohej edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sovraniteti de jure i Kosovës, nëse kjo nuk bëhet me një marrëveshje me Serbinë apo me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, do të duhej të njihej nga e tërë bashkësia ndërkombëtare, ose së paku nga anëtarë të saj (përfshirë SHBA-në dhe vendet anëtare të BE-së) që janë të gatshme të bëjnë këtë.

Duhet të mendohet për atë se Serbia -- e ndoshta edhe Rusia -- do të refuzojnë të bashkëpunojnë rreth disa pjesëve të Marrëveshjes apo do të refuzojnë të bashkëpunojnë fare. Por, procesi i propozuar nuk duhet të lejohet të mbetet peng i kësaj mundësie: gjendja në terren në Kosovë është tepër e brishtë dhe status quo-ja është e paqëndrueshme në shumë pika që bashkësia ndërkombëtare të lejojë që statusi i ardhshëm të lihet i pazgjidhur pafundësisht. Derisa shqetësimet legjitime serbe duhet të merren parasyshë plotësisht, veçanërisht ato për statusin e pakicës serbe në Kosovë, Beogradit duhet t'i tërhiqet vërejtja se "treni po niset, me apo pa juve" dhe të inkurajohet të marrë pjesë plotësisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

Politika rreth Kosovës është drejtuar mjaft gjatë nga ndjenja se gjërat janë mirë. Potenciali për shpërthim të sërishëm të dhunës është shumë real. Bashkësia ndërkombëtare, në veçanti vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, duhet të vendosin nëse duan të marrin në dorë agjendën apo do të lejojnë gjërat t'u ikin nga dora derisa në terren të fillojnë zhvillime të pakëndshme me të cilat do të duhet të merren pastaj. Agjenda e dhënë këtu kërkon kurajo politike si dhe eneregji. Por, alternativat e saj janë shumë më të këqia.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 24 Janar 2005

Executive Summary

Time is running out in Kosovo. The status quo will not hold. As evidenced by the deadly rioting in March 2004, Kosovo Albanians are frustrated with their unresolved status, the economic situation, and the problems of dealing with the past. The Albanian majority expects the international community to begin delivering this year on its independence aspirations. Without such moves it may act unilaterally. In such circumstances, given the dismal record of Kosovo Albanians with regard to minorities, Kosovo's Serbs may call upon Serbia's armed forces to protect them, and the region could be plunged into new turmoil.

Either 2005 sees major progress on a future status solution that consolidates peace and development, or the danger is that Kosovo will return to conflict and generate regional instability. This report, seeking to fill the blanks left by Security Council Resolution 1244 at the conclusion of the 1999 conflict, shows how that progress might be made.

As a first step, the six-nation Contact Group should issue as soon as possible a statement spelling out a timeline for the resolution of the status issue and four crucial ground rules: that the protection of minority rights in Kosovo is the issue on which progress will most depend and that neither Kosovo's return to Belgrade's rule, nor its partition, nor any possible unification of Kosovo with Albania or any neighbouring state or territory will be supported. At the same time, a Special Envoy should be appointed by the UN Secretary-General to begin consultations on the content of a settlement accord and the process by which it should be implemented.

In mid-2005 the UN is due to assess the Kosovo government's commitment to democracy, good governance and human rights standards. If the assessment is positive, the Special Envoy should prepare a draft settlement text -- the 'Kosovo Accord' -- and the details of an international conference to endorse it.

If Kosovo's new government is to lead its people to the independence destination they desire, there must be complete respect and protection for Kosovo's Serb and other minorities. The Kosovo Assembly, with international assistance, must immediately begin to draft a constitution, fully satisfying these concerns, the text of which would, if accepted by the international conference, form part of the proposed Kosovo Accord. Overall the object of the Accord, together with the new constitution, would be to create the conditions for acceptance of Kosovo as a full member of the international community.

It would be appropriate, given everything that has happened in the past and the uncertainties about behaviour in the future, for the Accord and constitution, between them, to set some limits -- important in content, but few in number and relatively limited in scope -- on an independent Kosovo's freedom of action, in particular:

  • Kosovo would be explicitly committed not to unify with Albania, or any neighbouring state or territory, other than in the context of EU integration;
     
  • there would be a number of internationally appointed judges in Kosovo's superior courts, and certain international parties would have the standing to ensure that certain key matters relating to minority rights and other agreed obligations can be brought before those courts;
     
  • Kosovo would accommodate an international monitoring presence -- the 'Kosovo Monitoring Mission' -- to report to the wider international community and recommend appropriate measures if Kosovo were to backslide on its commitments.

Before the end of 2005 the international conference should take place, under UN chairmanship and attended by representatives of the Contact Group members, the EU, Belgrade, and Kosovo's government and opposition parties. In early 2006, approval of the constitution by Kosovo's citizens in a referendum would trigger the coming into effect of the Kosovo Accord. Desirably, to give it complete legal as well as political effect, the Accord would also be endorsed by the UN Security Council. Kosovo's de jure sovereignty, if not achieved by Serbian agreement or Security Council resolution, should be recognised by the whole international community, or at least such of its member states (including the U.S. and EU members) as are prepared to do so.

It has to be contemplated that Serbia -- and perhaps Russia as well ­-- will refuse to cooperate with part or all of this. But the proposed process should not be held hostage to that eventuality: the situation on the ground in Kosovo is too fragile, and the status quo too unsustainable in too many ways, for the international community to allow its future status to be put on indefinite hold. While legitimate Serbian concerns should be taken fully into account, particularly about the status of Kosovo's Serb minority, Belgrade should be cautioned from the outset that "the train is leaving, with or without you", and encouraged to participate fully in achieving the best possible terms of settlement.

Complacency has guided policy on Kosovo for too long. The potential for renewed violence is very real. The international community, in particular the member states of the Contact Group, must decide whether to regain control of the agenda or allow matters to slip until unpleasant new facts are created on the ground that they will have to deal with. The agenda set out above requires political courage as well as energy. But the alternative is worse.

Pristina/Belgrade/Brussels, 24 January 2005

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.