Sundimi I Lighit në Kosovën e Pavarur
Sundimi I Lighit në Kosovën e Pavarur
Table of Contents
  1. PËRMBLEDJE
The best deal Kosovo and Serbia can get
The best deal Kosovo and Serbia can get
Report / Europe & Central Asia 3 minutes

Sundimi I Lighit në Kosovën e Pavarur

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

PËRMBLEDJE

Dy vite pas shpalljes se pavarësisë Kosova ende përballet me sundimin e pabarabartë të ligjit dhe sistemin e dobët gjyqësor që po rëndojnë mbi qytetarin e vendit. Policia, prokurorët publik dhe gjyqet – janë performues te çrregullt, të prirurë për t’u ndikuar politikisht dhe për keqpërdorim të detyrave. Krimi i orgnaizuar dhe korrup­cioni janë mjaft të përhapur. Duke pasur parasyshë se prosperiteti, mardhëniet me Bashkimin Evropian (BE) si dhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur varen nga sundimi i ligjit, qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësi­shëm, duke bërë zëven­dësimin e zyrtarëve të lartë dhe aplikimin e stërvonuar të reformave, edhepse ende vërehen dobësi kritike sidomos nëpër gjykata. Por korrupcioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar janë mjaft të përhapura dhe në këtë mënyrë duke krijuar mjaft probleme, kështuqë qeveria e përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë me shpejtësi për ti zvogëluar dhe zgjidhur ato.

Kosova vuan nga përshtypja e krijuar se udhëhiqet nga një elitë e paligjshme politike që kontrollon cdo aspekt të shoqërisë. Nga një hetim i udhëhequr nga misioni për sundim të ligjit i BE-së, EULEX, dyshohet për korrup­cion masiv në nivelet më të larta dhe janë evidentuar boshllëqe në ligje si dhe në zbatueshmërinë e tyre. Disa nga këto janë zgjeruar kohëve të fundit duke mundësuar kështu rritjen edhe më tej të korruocionit. Ky reputacion mbanë jasht investimet dhe vendin të zhytur në varfëri. Nevoitet taktikë e dyfishtë e veprimit, forcimi i rregu­llativës në mënyrë që të pamundësohen mundësitë për korrupcion dhe në të njëjtën kohë hetimi i shkeljes së ligjit në të kaluarën.

Për më tepër, reputacioni i Kosovës për joligjshmëri është ekzagjeruar: Vendi ka nivel të ulët të kriminalitetit dhe në shumë aspekte është më i sigurtë se shumica e vendeve të zhvilluara. Rastet e krimeve ndëretnike janë të rralla dhe në pjesën më të madhe të Kosovës serbët jetojnë të sigurtë. Por sistemi gjyqësor është i dobët. Vetëm disa raste kriminale përfundojnë me burgosje të autorëve të krimit. Sistemi civil është edhe më keq. Është e pamun­dur për qytetarët e Kosovës – dhe kom­panitë, vendore dhe ndërkombëtare, të cilat dëshirojnë të investojnë ne Kosovë – të zbatojnë të drejtat e tyre në gjyq. Kontestet pronësore janë shumë të shpeshta dhe pasiqë nuk mund të zgjidhen në mënyrë të drejtë nëpër gjyqe ato në disa raste bëhen burim i dhunës. Sistemi jofunksional i gjyqësisë civile, i ngulfatur me një grumbull rastesh të mbledhura që nga viti 2000-01, i frikëson investitorët.

Performuesit më të dobët në sistemin e gjyqësisë së Kosovës janë gjyqet. Nuk ekziston asnjë rrugë e besue­shme që siguron shërim ligjor për sistemin civil të gjy­qësisë. Gjyqtarë të demoralizuar dhe të rraskapitur kanë para vetes grumbuj të rasteve civile që vazhdojnë që para një dekade, të ndjekur nga një reputacion për korrupcion dhe favorizime. Paditësit mbesin enigmatikë gjatë raun­deve të aeplit, shtyrjeve dhe vonesave, shpesh duke bërë gabime të qëllimëshme. Mitosja dhe dhuna janë bërë mjete atraktive për zgjidhjen e mos­marrëve­shjeve gjyqë­sore. Edhepse sistemi i drejtësisë penale funksionon më mirë, ai vuan nga jobesueshmëria e për­hapur, nga dësh­mi­tarët e frikësuar dhe të pavullnetshëm për bashkëpunim dhe nga cilësia e ulët e punës së prokurorëve.

Policia është njëra nga pak institucionet vërtetë multi­etnike të Kosovës, ku serbët dhe të tjerët janë të integruar në të gjitha regjionet dhe në të gjitha nivelet. Ata kanë përkrahje të fortë publike dhe vullnet të fortë njerëzor por janë të menaxhuar në mënyrë të dobët dhe iu mungojnë aftësi vitale; pavarësisht nga kjo, lidershipi i policisë i shpërfillë trajnimet në mënyrë të vazhdueshme. Kjo forcë është mjaft efektive në punën rutinore si dhe me krimet e nivelit të ulët por ka mundësi të kufizuara për të luftuar krimin e organizuar, krimet financiare dhe mashtrimet, drogën dhe trafikimin njerëzor dhe sfida të tjera të specializuara. Ka zhilluar mardhënie miqësore me prok­urorë public, të cilët kanë për detyrë që të udhëheqin të gjithat hetimet policore të krimeve serioze. Si rezultat i kësaj, policia vepron sipas vullnetit të vet ndërsa proku­rorët janë nën shërbim dhe të mboshtur.

Institucionet të cilat duhet të monitorojnë sistemin gjyqësor – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), i cili i mbikqyrë gjyqtarët, Inspektoriati i Policisë së Kosovës (IPK) dhe ministria e drejtësisë, të cilët mbikqyrin pro­kurorët – nuk janë duke punuar. Këshilli është para­lizuar nga pushime të gjata të stafit nëpër pozitat kyçe. Kom­po­nentet e tij, sidomos Zyra e Këshillit Disciplinor dhe Gjyqësori i Auditimit, përgjegjës për hetimin e korrup­cionit dhe problemeve të tjera nëpër gjykata, punojnë mirë, por gjetjet e tyre mbesin të paefektshme pasiqë nuk vepron i tërë institucioni. Ministria vuan nga lidershipi i dobët dhe nga mungesa e përkrahjes politike, edhepse ministri i ri i emëruar në prill 2010 duhet të përmirësojë përformancën.

Dobësitë e funksionimit të sistemit gjyqësor më së shumti janë të dukshme ne veri të Lumit Ibër në Kosovë, në zonën e vogël të mbajtur nga serbët e cila në të vërtetë kontrollohet nga Serbia. Në Veri nuk ka drejtësi të vërtetë penale, pasiqë gjykatat e udhëhequra nga Serbët atje nuk mund të bashkëpunojnë me Shpërbimin Policor të Kosovës (SHPK), të mandatuar nga KB. Megjithate, Veriu nuk është zonë anarkiste: niveli i krimeve rutinore është i ngjashëm me nivelin e krimeve ne Kosovë si tërësi, dhe numri i vogël i popullatës vendore jeton nga lëmosha e marrë nga Beogradi. Kohëve të fundit është rritur kontrolli i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe arrestimet mresëlënëse, kryesisht në Serbi, kanë ndikuar në zvogëlimin e dukshëm të kontrabandës. Por Veriu është një pengesë në mardhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjet këtyre të dyjave dhe EULEX-it; ndikueshmëria dëmtuese e saj është shumë më e madhe se sa urdhëresat e pakëta ligjore të saj. Nga kujdesi i tepruar, EULEX-i nuk ka vendosur policinë e saj në Veri, duke lënë kështu këtë pjesë të lirë për veprimet e grupeve të organizuara kriminale të cilat janë të mërzitshme edhe për serbët më patriot. Përpjekjet e tij për të plotësuar gjyqin e Mitrovicës me gjykatës vendor kanë dështuar, duke ofenduar në këtë mënyrë edhe Prishtinën e edhe Beogradin.

Ky raport studion sistemin e brendshëm juridik; një raport pauses do të mbulojë aspektet ndërkombëtare.

Prishtinë/Bruksel, 19 maj, 2010

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.