Report / Europe & Central Asia 3 minutes

Rruga e Maqedonisë kah qëndrueshmëria: Qasje e re sigurimi për NATO dhe EU

Zgjedhjet në Maqedoni të cilat u mbajtën më 15 shtator 2002 sugjerojnë se vendi ndoshta ka kaluar këndin e rrugës kah stabiliteti.

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

Zgjedhjet në Maqedoni të cilat u mbajtën më 15 shtator 2002 sugjerojnë se vendi ndoshta ka kaluar këndin e rrugës kah stabiliteti. Mashtrimi dhe dhuna e cila pritej gjithkund nuk u materializua. Për dallim nga zgjedhjet në Kosovën fqinje, të cilat u mbajtën pas disa javësh, këtu në votime dolën votuesit e të gjitha etniteteve. Ata zgjodhën qeveri e cila e pranon Marrëveshjen Kornizë, e nënshkruar me ndërmjetësimin e Unionit Evropian (UE), SHBA dhe NATO, në Ohër në gusht 2001 për t'i dhënë fund luftës të sapo filluar qytetare. Marrëveshja Kornizë parasheh zgjidhjen e çështjeve ndëretnike me konzensus, e jo thjesht, me ndarjen e të plaçkitur nga lufta, pastaj me ristruktuimin e njësisë skandaloze të sigurimit "Luanët" dhe luftës kundër korrupsionit masovik endemik.

Edhe pse duhet të jemi të kujdesshëm me euforinë pas fushatës, megjithatë duket sikur optimizmi ekzistues është i arsyeshëm. Ali Ahmeti, ish udhëheqësi i kryengritësve u bë udhëheqës i partisë shqiptare dhe po tregon gatishmëri për bashkëpunim. Kryeministri Crvenkovski që moti pranoi reziqet politike të cilat rrjedhin nga përkrahja e paketit kontroverz të koncesioneve për shqiptarët në Marrëveshjen Kornizë. Në negociata, për befasi të papenguara, koalicioni maqedonas në krye me socialdemokratët lidhi aranzhman për ndarjen e pushtetit me anëtarët e partisë shqiptare, të cilët më parë etiketoheshin si terroristë, kurse kontakti me ata ishte i ndaluar.

Megjithatë, ende ka arsye për brengosje. Një pjesë e madhe e territorit ,ku dominon popullata shqiptare, ende janë jasht kontrollit të zbatimit të ligjit. Popullata, në përgjithësi, është e lënduar, kurse policia frigohet për sigurinë e vet. Kriminaliteti i organizuar dhe gërmadha e armëve, veçanërisht në rajonet kufitare të cilat po kontrollohen dobët, sollën deri aty që një pjesë e mirë e vendit të jetë në rrezik. Mosbesimi mes dy bashkësive etnike mbetet real. Vrasjet në Tetovë të cilat ndodhën në muajin tetor e dramatizuan edhe më shumë rrezikun nga dhuna spirale etnike.

Institucionet e brendshme të sigurimit të Maqedonisë - Policia dhe Armata - janë të dobëta, në esencë të pareformuara dhe mbështeten në taktika të vjetërsuara të cilat nxisin mosbesim dhe dobësojnë efikasitetin. Organizatat ndërkombëtare me siguri do të kenë bashkëpunim të gjerë me Qeverinë e re, por për shumë programe të sigurimit të cilat i kanë sjellë do të nevojiten muaj të tërë (në disa raste edhe vite) për t'i rrumbullaksuar  ato. Në ndërkohë, mbetet rreziku nga destabilizimi i Maqedonisë, veçanërisht nga kriminaliteti i organizuar, nga ekstremistët shqiptarë në Kosovë ose nga ata të cilët i humbën zgjedhjet.

Përparimi i vërtetë kah stabiliteti politik dhe siguria e brendshme kryesisht ishte rezultat i bashkëpunimit të jashtzakonshëm të realizuar që nga ditët e para të krizës në vitin 2001 mes NATO-s, SHBA-ve dhe UE-së. Ky bashkëpunim mbetet të jetë periudha qenësore e tyranzicionit në të cilën hyri Maqedonia. Konkretisht, prania ushtarake e Dhelprave të NATO-s është ende e domosdoshme. Dhelprat, e përbëra dhe të udhëhequra nga ushtarë evropian, përbëjnë më pak se një e tridhjeta nga madhësia e NATO forcave në Kosovë. Ata kanë kontribut të rëndësishëm në vendosjen e "atmosferës së sigurisë". Duke i falënderuar kësaj, 90 përqind të personave të zhvendosur brenda vendit mund të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre dhe për rritjen e efektshmërisë të aktorëve ndërkombëtarë në Maqedoni, duke e përfshirë këtu edhe vetë UE me misionin mbikqyrës të saj (EUMM), SHBA-të dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Gjatë vitit të kaluar Dhelprat intervenuan së paku tri herë në situata kritike për ta ndaluar eskalimin e incidenteve ndëretnike, me qëllim që ato të mos dalin jasht kontrollit.

Udhëheqësit e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për kontributin e NATO-s, por edhe për kufizimet e veta sa i përket sigurisë. Ata qartë thonë se nuk duan as varësi të përhershme, as protektorat të fshehur, por ndihmë të zgjatur kohore deri në vendosjen e kontrollit të plotë dhe sundimit të së drejtës dhe rendit nëpër tërë vendin. SHBA-të treguan vullnet për vazhdimin e misionit të NATO-s, edhe pse në terren gjenden pak përfaqësues nga forcat e SHBA-ve. Angazhmani i veçantë i SHBA-ve në terren do të nevojitet vetëm në raste më ekstrem.

UE dëshiron të mbahet prania e sigurimit ndërkombëtar dhe ta marrë atë përgjegjësi sa më shpejt. Kjo do të ishte e rëndësishme dhe do të ishte  thirrje për zhvillimin e mëtutjeshëm të Politikës evropiane të mbrojtjes dhe të sigurisë (PEMS) - tregues bindës se Brukseli është serioz në synimin të luajë rol më të madh sigurimi në lidhje me integrimin e Maqedonisë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, në institucionet evropiane. Afati i caktuar është 15 dhjetori kur kalon mandati i Dhelprave. Megjithatë, edhe pse është bërë shumë në tejkalimin e pengesave  (kryesisht konflikti mes Greqisë dhe Turqisë, e cila rezultonte me prolongimin e marrëveshjes së domosdoshme për anëtarësimin e UE-së kah mjetet e NATO-s), si duket 15 dhjetor është afat shumë i shkurtër.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë t'i ndihmojë Maqedonisë në periudhën e tranzicionit, pavarësisht a do ta bëjë këtë përmes NATO-s apo UE-së. Pra, NATO duhet të mbetet edhe gjashtë muaj ose derisa UE nuk përgatitet të marrë funksionet e sigurisë. Kjo NATO-s do t'i kishte dhënë datën e caktuar për t'u larguar dhe do të kishte siguruar kushte për dorëzimin adekuat të detyrave. Derisa NATO tërhiqet, kurse UE përgatitet për marrjen e detyrës, UE duhet - gjithashtu - të përqëndrohet në detyra komplementare për ta treguar angazhimin e vet të rritur për Maqedoninë. Veçanërisht tani, UE dhe NATO duhet të veprojnë në tandem për ta plotësuar zbrasësirën te kontrolli i kufijve - me siguri pyetja më vitale e sigurisë  - ashtu që do të vendosin dhe mbrojnë kontingjent më të madh të EUMM-së përgjatë kufijve të pambrojtura me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë.

Shkup/Bruksel, 15 nëntor 2002

Executive Summary

Macedonia’s 15 September 2002 election suggests the country may have turned a corner on the road to stability. Widely anticipated fraud and violence mostly did not materialise. Unlike in neighbouring Kosovo a few weeks later, a cross section of voters from all ethnicities streamed to the polls. They elected a government that has embraced the Framework Agreement brokered by the European Union (EU), the U.S. and NATO at Ohrid in August 2001 to end the incipient civil war and that has pledged to manage inter-ethnic issues through consensus, not simply division of spoils, to overhaul the scandal-plagued “Lions” security unit, and fight massive, endemic corruption.

While one should be wary of post-campaign euphoria, a certain optimism seems justified. Ali Ahmeti, the ex- rebel leader turned Albanian party leader, has shown cooperation. Prime Minister Crvenkovski has long accepted the political risks of backing the controversial package of concessions to Albanians in the Framework Agreement. In an astonishingly smooth negotiation, the Social Democrat-led Macedonian coalition concluded a power-sharing arrangement with an Albanian party previously labelled terrorists and with whom contact had been forbidden.

However, causes for serious concern remain. Large swathes of territory in ethnic Albanian dominated areas remain beyond the control of law enforcement. Not only are the population as a whole vulnerable, but police also fear for their own safety. Organised crime and a profusion of weapons, especially in weakly controlled border areas, have left significant parts of the country at risk. Mistrust between ethnic communities remains palpable. Killings in Tetovo in October dramatised the lingering danger of spiralling ethnic violence.

Macedonia’s indigenous security institutions – both police and army – are weak and largely unreformed, relying on outmoded tactics that reinforce mistrust while undercutting effectiveness. International organisations are likely to have broad cooperation from the new government but many of the security programs they have introduced will take months (in some cases years) to complete. Meanwhile, the threat lingers that Macedonia could be destabilised by organised crime, Kosovo-based Albanian extremists, or election losers.

The real progress toward political stability and internal security that has been made has largely been possible because of unprecedented cooperation between NATO, the U.S. and the EU from the early days of the crisis in 2001. That cooperation remains essential for the transition period that Macedonia has now entered. Specifically, a military presence such as NATO’s Task Force Fox currently provides is still indispensable. Largely manned and led by Europeans, Fox is less than one-thirtieth the size of the NATO force in Kosovo. It has contributed mightily toward establishing a “secure atmosphere” that has seen more than 90 per cent of those displaced by the conflict return home while enhancing the effectiveness of other international actors in Macedonia, including the EU itself and its Monitoring Mission (EUMM), the U.S., and the Organisation for Security and Cooperation in Europe (OSCE). It intervened critically at least three times over the past year to prevent inter-ethnic incidents from escalating out of control.

Macedonia’s leaders have recognised both NATO’s contribution and their own security limitations. They say clearly that they seek neither permanent dependence nor creeping protectorate but rather continued interim assistance until full control and law and order can be established throughout the country. The U.S. has been cool to extending the NATO mission, though only a handful of U.S. forces are on the ground and heavy U.S. engagement would only be necessary in the most extreme case.

The EU wishes to maintain the international security presence and to assume that responsibility at the earliest possible time. This would represent important and welcome further development of the European Security and Defence Policy (ESDP) – a convincing demonstration that Brussels is serious about playing a larger security role while integrating not only Macedonia but also all the Western Balkans into European institutions. The target has been 15 December, when the present Fox mandate expires. However, while much progress has been made in overcoming the obstacles (mainly a Greece-Turkey dispute that has delayed necessary agreement on an EU force’s access to NATO assets), the 15 December deadline is probably too close.

Whether through NATO or the EU, the international community needs to continue to help Macedonia during the transition period. NATO should, therefore, remain for six months or until such time as the EU is ready to assume the security functions, whichever period is shorter. This would give NATO a set departure date while ensuring a proper hand-over. As NATO draws down and the EU prepares to take over, the latter should also focus on complementary tasks to demonstrate its increased commitment to Macedonia. In particular, the EU and NATO should act now in tandem to address the gap in border control – probably the most vital remaining security issue – by deploying and protecting a sizeable EUMM contingent along the vulnerable Kosovo, Serbia and Albania borders.

Skopje/Brussels, 15 November 2002

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.