Kosovo police officers guard the entrance to the village of Banjska, Northern Kosovo on September 25, 2023. A standoff between gunmen and Kosovo authorities on the eve left one Kosovo officer dead and another wounded.
Kosovo police officers guard the entrance to the village of Banjska, Northern Kosovo on September 25, 2023. A standoff between gunmen and Kosovo authorities on the eve left one Kosovo officer dead and another wounded. Armend NIMANI / AFP
Report / Europe & Central Asia 20+ minutes

Veriu i Kosovës: Ruajtja e sovranitetit mes besnikërive të ndara

Tensionet po rriten në veriun e trazuar të Kosovës me shumicë serbe, teksa Prishtina zbaton autoritetin e saj në kuader të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Beogradin. Partitë dhe mbështetësit e jashtëm së pari duhet të punojnë në zbutjen e rrezikut afatshkurtër të dhunës dhe më pas të kërkojnë mënyra të tjera për të nxitur një stabilitet të qëndrueshëm.

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

Përkthimi nga gjuha Angleze

Cfarë ka të re? Një përplasje mes policisë dhe paraushtarakëve serbë i ka dhënë shtysë Kosovës për të integruar plotësisht rajonin e saj verior rebel, duke i larguar institucionet e mbetura serbe në të cilat mbështetet popullsia. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që u jep serbëve të Kosovës një shkallë të vetëqeverisjes, ka ngecur.

Pse është e rëndësishme? Fushata e ashpër e Kosovës për të afirmuar autoritetin e saj në veri rrezikon të provokojë një rezistencë të mëtejshme të dhunshme dhe të pengojë perspektivat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së saj me Serbinë mbi shpalljen pavarësisë së saj në vitin 2008.

Çfarë duhet bërë? Kosova duhet të bashkëpunojë me paqeruajtësit e NATO-s për çmilitarizimin e veriut. Në përputhje me marrëveshjet e paplotësuara të mëparëshme, Prishtina duhet të ndërmarrë hapa të besueshëm drejt sigurimit të vetëqeverisjes për pakicën serbe të veriut. Zgjedhje të reja lokale duhet të ndiqen, së bashku me fundin e bojkotit të institucioneve qeveritare nga serbët e veriut.

Përmbledhja ekzekutive

Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj rebel, me shumicë serbe, ndërkohë që shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen. Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës së vitit 1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008, po shpërbëhen me shpejtësi si pasojë e një operacioni të keqgjykuar paraushtarak, të mbështetur nga Serbia në shtator 2023. Ndërkohë që një rezistencë e kufizuar e dhunshme mbetet akoma e mundur, veriu i Kosovës, i cili deri vonë po shpresonte për autonomi ose për një bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet pa dëshirë autoritetit të Prishtinës. Këto janë ditë të vështira për minoritetin serb të Kosovës, e ardhmja e të cilit është jetike për afrimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në mënyrë për të mbetur si një komunitet i aftë për vetëqeverisje, ata kanë nevojë për akses të vazhdueshëm në një sërë institucionesh serbe, veçanërisht në arsim dhe kujdes shëndetësor, si dhe mbështetje financiare. Ata gjithashtu kanë nevojë urgjente për një ndjenjë sigurie, e cila mund të vijë vetëm me kthimin e serbëve etnikë në forcën policore të Kosovës, nga e cila ata dhanë dorëheqjen në protestë në nëntor 2022. 

Në vitin 2021, Prishtina filloi të zbatojë autoritetin e saj në veri të Kosovës me një forcë të madhe policore speciale të militarizuar, e cila u përball me një popullsi armiqësore vendase. Këto masat nxitën një bojkot dhe dorëheqjen masive nga serbët, kështu që policia dhe zyrtarët publikë të kesaj zone me shumicë serbe tani janë pothuajse të gjithë shqiptarë. Disa raunde barrikadash të vendosura nga vendasit mobilizuan popullatën, shumë prej të cilëve janë të armatosur; Serbia gjithashtu infiltroi disa qindra trupa për të forcuar rezistencën në dy raste në vitin 2022. Policia dhe disa banditë serbë shkëmbyen shpesh të shtëna me armë. Në maj 2023, një turmë e zemëruar serbe që përpiqej të sulmonte një njësi speciale të policisë u përlesh me paqeruajtësit e NATO-s që ndanin të dy grupet, duke lënë shumë të plagosur nga të dyja palët. Disa muaj më pas, në shtator 2023, policia u përlesh me një grup paraushtarak të armatosur me armë të nivelit ushtarak; një oficer u vra nga një minë e shpërthyer nga distanca, ndërsa tre serbë vdiqën në shkëmbim zjarri. Prishtina duhet të tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të ndihmojë në parandalimin e aktiviteteve të mëtejshme paraushtarake.

Neveria ndërkombëtare dhe pamja amatore e grupit, theu rezistencën veriore ndaj autoritetit qeveritar. Prishtina përfitoi, duke lëvizur shpejt për të soliduar autoritetin e saj mbi veriun. Në dhjetor të vitit 2023, ajo arriti një marrëveshje me Serbinë për njohjen e ndërsjellë të targave. Në janar 2024, qeveria ndaloi importin dhe përdorimin e dinarit serb, duke ndërprerë financimin e institucioneve të mbetura të Serbisë së bashku me pensionet dhe përfitime të tjera. Në shkurt, ajo filloi bastisjen dhe mbylljen e zyrave të qeverisë serbe në fshatrat në jug të Kosovës dhe konfiskimin e dinarëve të gjetur në zyrat postare serbe. Prishtina injoroi kërkesat e SHBA-së dhe Evropës për të pezulluar këto masa derisa një zgjidhje e zbatueshme mund të negocohet.

Në fakt, një zgjidhje e arsyeshme tashmë është në tryezë. Në dhjetor 2022, BE-ja, e cila ka ndërmjetësuar konfliktin Beograd-Prishtinë që nga viti 2011, propozoi një marrëveshje të gjerë normalizimi, në të cilën Serbia nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por do të vepronte sikur ta kishte bërë. Në këmbim, Kosova do t’i jepte minoritetit serb një njësi vetëqeverisëse që përfshin dhjetë komunat e saj me shumicë serbe (siç ishte premtuar një dekadë më parë, por nuk është zbatuar akoma). Kjo marrëveshje ishte një kompromis që u dha të gjitha palëve atë që u nevojitet më urgjentisht. Brukseli thuhet se ka marrë me të mira Beogradin dhe Prishtinën që ta pranojnë atë verbalisht, por as nuk mundi t'i detyronte ta nënshkruanin atë dhe as të pajtoheshin me detajet e shumë rëndësishme se si do të vihej në fuqi. Kjo mbetet e pazbatuar dhe mund të lihet pas nga ngjarjet e rradhës.

Një mollë sherri është njësia autonome e planifikuar serbe, të cilën Kosova e quan Asociacion, dhe serbët një komunitet i komunave me shumicë serbe, emra të ndryshëm që pasqyrojnë mosmarrëveshjen rreth fushëveprimit dhe kompetencave të saj. Të dy palët ranë dakord për ta krijuar atë në një marrëveshje historike të vitit 2013, për të balancuar koncesionet kryesore serbe ndaj Prishtinës. Që atëherë, mosmarrëveshjet mbi kompetencat e njësisë – dhe kundërshtimi i brendshëm kosovar (Kosovar shqiptar) ndaj autonomisë – e mbajtën atë në tabelë. Serbia e shpalli atë si një shtet brenda shtetit, të modeluar sipas Republika Srpska të Bosnjës, gjë që ishte joreale për një rajon rural me pothuajse 50,000 banorë. Kosova kërkoi të kundërtën, një organ minimal me një rol thjesht koordinues për komunat anëtare të saj.

Pengesa tjetër është njohja de facto e Kosovës nga Serbia. Marrëveshja e BE-së është e paqartë për këtë çeshtje, por Franca, Gjermania dhe Italia e shprehën atë në deklaratat e mëvonshme dhe Serbia e refuzon kategorikisht këtë kërkesë. Njohja de facto do të thotë ta trajtosh Kosovën si një shtet të pavarur pa një deklaratë formale dhe miraton që vendet dhe organizmat e tjera ndërkombëtare si OKB ta njohin dhe ta pranojnë atë si anëtare. Serbia është me pahir e gatshme të merret me Kosovën tek për tek, por e vendosur të mbajë statusin e saj një çështje të hapur.

Pak shpresë ka që dialogu i BE-së mund t'i kapërcejë këto pengesa dhe marrëdhënia Beograd-Prishtinë ka të ngjarë të mbetet e ngrirë. Në këtë sfond, të dyja palët si ashtu edhe aktorët e jashtëm që duan qetësi në Ballkanin Perëndimor, duhet ta kthejnë vëmendjen e tyre së pari në zbutjen e rrezikut afatshkurtër të dhunës, dhe më pas në objektivat e arritshme që mund të nxisin stabilitetin politik në mungesë të një marrëveshje normalizimi.

Prioriteti kryesor është demilitarizimi. Kosova duhet të tërheqë njësitë e saj speciale policore nga rajonet me shumicë serbe, dhe derisa kjo të ndodhë, duhet t'i vendosë ato me masë dhe vetëm në koordinim me paqeruajtësit e KFOR-it të NATO-s, të cilët veriorët i shohin si më të besueshëm duke pasur parasysh përkushtimin e tyre për neutralitet. Për të rritur ndjenjën e sigurisë së Prishtinës, KFOR-i duhet të ndihmojë Kosovën të kontrollojë kufirin e saj, të parandalojë kontrabandën e mëtejshme të armëve të rënda dhe të gjejë depo të futura më parë. Nga ana e saj, Serbia duhet të ndalojë mbështetjen e aktiviteteve paraushtarake dhe duhet të ndjekë penalisht ato të përfshirë në vrasjen e policisë së Kosovës në masën që janë nën juridiksionin e saj. Në mungesë të një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse, barra do të jetë mbi BE-në, SHBA-në dhe NATO-n për të ruajtur paqen dhe për të shmangur përshkallëzimin derisa të jenë pjekur kushtet për një marrëveshje të negociuar. Kjo do të nënkuptojë një presion ndaj Prishtinës për tërheqjen e policisë speciale, si ashtu edhe ndaj Beogradit për të ndërmarrë hapat e lartpërmendur, duke mbajtur, dhe nëse është e nevojshme, duke përforcuar praninë paqeruajtëse të NATO-s.

Një prioritet tjetër është sigurimi i nevojave të pakicës serbe të Kosovës – me ose pa një kornizë formale për autonomi. Veriorët varen nga shkollat, universitetet dhe objektet e kujdesit shëndetësor që operohen nga Serbia. Gjithashtu shumica e popullsisë punon punë të paguara drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Beogradi, dhe shumë prej tyre marrin sigurime sociale, të gjitha në dinarë serbë, përmes një rrjeti të zyrave postare dhe bankave që Prishtina dëshiron të mbyllë. Diskriminimi etnik dhe barrierat gjuhësore i mbajnë pothuajse të gjithë serbët e Kosovës nga tregu i rregullt i punës. Shumë do të emigrojnë nëse humbasin aksesin në punët dhe përfitimet serbe. BE-ja dhe SHBA-ja duhet t'i kërkojnë Kosovës që të garantojë se këto shërbime kryesore serbe do të mbeten në vend. Ata gjithashtu duhet të vazhdojnë t'i bëjnë presion Prishtinës për t'i dhënë fund ndalimit të importit të ushqimeve dhe ilaçeve nga Serbia, si dhe përdorimin e dinarit serb. Për të gjitha këto pika, Kosova duhet të ndjekë udhëheqjen e BE-së dhe SHBA-së.

Së fundi, minoriteti serb ka nevojë për një zë. Ai ka humbur besimin në përfaqësuesit politikë, të cilët janë emëruar nga Partia Progresive Serbe në pushtet në Serbi dhe drejtohet nga udhëheqësit e saj. Shumë prej tyre i frikësohen Prishtinës dhe ndjehen të tradhtuar nga Beogradi, ndërsa ndihen të injoruar nga Brukseli dhe Uashingtoni. BE-ja i bëri thirrje Kosovës që të krijojë institucione të qëndrueshme demokratike pjesëmarrëse për minoritetin e saj serb, por pa rezultat. Në vend të kësaj, Prishtina po ngadalëson zgjedhjet e reja në komunat veriore. Zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se ne verën e vitit 2024.

Edhe teksa Brukseli dhe Uashingtoni i ndjekin këto objektiva, ata duhet të vazhdojnë të punojnë me Prishtinën nëse ajo mund të përqafojë kushtet e marrëveshjes së normalizimit të BE-së, duke përfshirë kushtet e saj për krijimin e një Bashkësie/Asociacioni të komunave serbe. Kjo marrëveshje do të ishte e mirë për serbët e veriut, por edhe për Prishtinën: një lëvizje drejt autonomisë veriore me siguri do të jetë një pjesë thelbësore e çdo marrëveshjeje që e sjell Kosovën më plotësisht në sistemin ndërkombëtar dhe Kosova nuk mund të mos ketë një ofertë më të mirë se kjo. Beogradi mund të pengojë pranimin e pavarësisë së Kosovës, por nëse Prishtina ndërmerr një hap kaq të rëndësishëm, presioni për të reciprokuar duke pranuar kushtet e Brukselit me siguri do të rritet. Për Prishtinën, rreziku politik është i menaxhueshëm dhe potenciali për përfitim është i madh. Ajo duhet të ndërmarrë këtë hap.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 2 prill 2024

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.