Briefing / Europe & Central Asia 3 minutes

Statusi i Kosovës: Muaj të Vështirë Përpara

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

Përmbledhje

Po rritet shqetësimi për mundësinë, që shtyrja e shkurtër për të cilën vendosi i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari, në nëntor 2006, për prezantimin e propozimit të tij për statusin final të Kosovës për shkak të zgjedhjeve në Serbi, të cilat do të mbahen më 21 janar, mund të mos jet e fundit dhe se mund të zvarritet tutje deri në pjesën e dytë të vitit 2007. Liderët shqiptarë të Kosovës, mjaft të indinjuar dhe shqetësuar për shkak të kësaj shtyrje, brengosen se nuk do të mund të mbajnë nën kontroll presionin e popullit pas marsit. Duke pasur parasysh qëndrimin rus gjithnjë e më të ngurtësuar dhe qëndrimin kokëfortë, si çdoherë të Beogradit, uniteti i BE-së është jetik – larg nga të qenurit i siguruar – për zhvillimin dhe mbajtjen e procesit në rrugën e duhur, së pari në Grupin e Kontaktit i cili ka menaxhuar me Kosovën, që nga vitit 1999 dhe pastaj në Këshillin e Sigurimit ku duhet të merret vendimi final.

Një numër i shteteve anëtare të BE-së, po shfaqin shenja të ngurrimit sa i përket ndryshimit të statusit të Kosovës, përballë kundërshtimit të vazhdueshëm të Serbisë. Nëse Brukseli dështon në arritjen e shpejtë të një konsensusi brenda për brenda tij, rrezikon të trashëgoj kriza të reja të mëdha. Për Gjermaninë, veçanërisht, që do të udhëheqë me presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së, kjo është një sfidë e cila kërkon qasje urgjente. SHBA-të, të cilat fuqimisht përkrahin një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, nuk do të mund ta bëjë këtë vetëm, pa angazhimin e BE-së, e cila duhet të bashkërendoj përgjegjësitë me SHBA-të, për tejkalimin e pengesave të më mëdha, konkretisht për tu ballafaquar me kërcënimin e Moskës për përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit.

Hezitimin e bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarët e Kosovës e kuptojnë si rritje të pengesave për vazhdim të procesit. “Gjithçka që ne bëjmë nuk është e mjaftueshme; për çdo hap që ndërmarrim kritikohemi”, u shpreh njëri i dëshpëruar. Ahtisaari ka sinjalizuar, qartë se ai ka ndërmend të prezantoj një propozim gjithëpërfshirës dhe të qartë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta përkrahë ate fuqimisht, nëse dëshirohet të ecet përpara, duke pasur parasysh se koha po kalon për Kosovën. Nëse ndodh diçka e padëshirueshme, shqiptarët e Kosovës mund të mund të fajësohen pjesërisht, të cilët nuk kanë qenë në gjendje t’i shfrytëzojnë më mirë kompetencat e kufizuara qeveritare që ju kanë dhënë atyre dhe të cilët janë të gatshëm të kërcënojnë me kaos më shpejt se sa që duhet, në vend që të bëjnë më shumë për të zvogëluar frikën e minoritetit serb. Por, është fakt i pamohueshëm se rreziku i shpërthimit rritet më shumë nëse Kosova vazhdon të jetojë pa status të zgjidhur, në vitin 2007.

Një proces i gabueshëm për zgjidhjen e statusit, i cili dështon të konsolidojë një shtet të ardhshëm brenda kufijve të tanishëm apo i cili krijon kufizime për ndihmën që BE-ja dhe organizatat tjera multilaterale mund të ofrojnë, do të jet vetëm fillim i proceseve të reja destruktive. Ndjenja e hidhërimit mund të marrë dhenë ndër shqiptarët në tërë rajonin, duke forcuar kështu ideologjinë pan shqiptare e cila do t’i gërryente kufijtë ekzistues në rajon dhe ndoshta edhe do të ofronte një teren të përshtatshëm për radikalizmin mysliman.

Disa zyrtarë shprehin frikën se bashkësia ndërkombëtare mund të mos angazhohet sa duhet apo të mos ketë vullnetin e mjaftueshëm për ta zgjidhur statusin e Kosovës, pa ndodhë ndonjë krizë në teren. “Mos marrja e vendimit, në fakt është marrja e vendimit”, tërhoqi vërejtjen një diplomat në Kombet e Bashkuara. Ndërsa një tjetër theksoi: “Nëse situata në teren është e qëndrueshme, Këshilli i Sigurimit, më parë do të zgjedh të mos bëj asgjë se sa të bëjë diçka që është shumë e vështirë”. Një zyrtar europian i ngarkuar me çështjen e sigurisë, përshkroi hapur qëndrimin i cili nuk është qëndrim i vetëm disave në bashkësinë ndërkombëtare: “lere të ndodhin trazira pastaj e shohim. Zgjidhja e statusit të Kosovës do të përcaktohet nga një rrëmujë e madhe apo dhunë në muajin mars”.

Duhet të dëshmohet se kjo është e gabuar. Bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë premtimin të cilin e kishte dhënë në mënyrë të nënkuptuar dhe eksplicite. Veçanërisht:

  • Grupi i Kontaktit nuk duhet të lejojë shtyrje tjetër të propozimit të Ahtisaarit pas 21 Janarit 2007, e as të ndryshojë përmbajtjen e tij. Ai gjithashtu, duhet t’i përcjell ato propozime menjëherë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shqyrtim.
     
  • Këshilli i BE-së duhet, që përgatitjet dhe kërkesat e tij për marrjen e përgjegjësive në Kosovën e pas statusit, t’i bëjë më të hapura dhe më të zëshme si për opinionin publik europian ashtu edhe për Këshillin e Sigurimit. Presidenca Gjermane e radhës duhet të shndërrojë në prioritet kyç, unitetin e shteteve  anëtare, në mbështetje të propozimeve të Ahtisaarit.
     
  • Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë shpejt dhe pozitivisht me rastin e pranimit të propozimit të Ahtisaarit, duke e kuptuar dhe pranuar se shtyrja me gjasë do të thotë një kthim i shpejt i çështjes së Kosovës në agjendën e tyre, por në rrethana dhe gjendje krize.
     
  • Institucionet e Kosovës duhet ta zhvillojnë dhe forcojnë qeverisjen e mirë, në mënyrë që të fitojnë më shumë legjitimitet te publiku kosovar dhe të jenë të përgatitur të ushtrojnë përgjegjësi qeverisëse në mënyrë efektive, që nga momenti i përcaktimit të statusit.
     
  • Serbia duhet të inkurajohet që të angazhohet në projektin për pavarësinë e Kosovës dhe të nxjerr përfitimet më të mëdha të mundshme për interesat e saj afatgjate dhe për minoritetin serb në Kosovë, nga ky proces, por duke ia bërë të qartë se nuk e ka të drejtën e vetos mbi vendimin e bashkësisë ndërkombëtare për statusin e Kosovës.

 

Prishtinë/Bruksel, 20 dhjetor 2006

I. Overview

There is growing concern that the short postponement UN Special Envoy Martti Ahtisaari announced in November 2006 for presentation of his Kosovo final status proposals to take account of Serbia’s 21 January elections may not be the last delay in a process that now could extend into the second half of 2007. Nervous Kosovo Albanian leaders worry they may not be able to contain public pressures beyond March. With Russia’s position hardening and Serbia as obstinate as ever, EU unity is vital – but far from assured – to keep the status process on track, first in the small Contact Group that has managed Kosovo affairs since 1999, then in the Security Council where ultimate decisions should be made.

A number of EU states are showing signs that they are reluctant to change Kosovo’s status in the face of continued Serbian opposition. If Brussels fails to coalesce quickly around a strong internal consensus, it risks inheriting a major new crisis. This is an urgent challenge especially for Germany, which assumes the six-month EU Presidency on 1 January. The U.S. strongly favours an early resolution of Kosovo’s status but it cannot bring one about in the face of increasingly specific threats from Moscow to use its Security Council veto without the EU doing its share of the heavy lifting.

As the international community hesitates, the Kosovo Albanian perception is that the hurdles ahead are becoming higher. “Nothing we do is good enough; any step we take is criticised”, one lamented. Ahtisaari has signalled clearly he intends to present comprehensive, unambiguous proposals shortly after the Serbian elections. The international community will need to give him strong support if matters are to move from there, however, because time is running out for Kosovo. Blame can partially be laid at the door of its majority Albanians, who have failed to make as much as they should with the limited governance opportunities they have been given and who are too quick to threaten chaos rather than work harder at easing the fears of the Serb minority. But it is a fact of life that the risk of implosion does become greater the deeper Kosovo goes into 2007 without its status settled.

A botched status process that fails to consolidate the prospect of a Kosovo state within its present borders and limits the support the EU and other multilateral bodies can provide would seed new destructive processes. A sense of grievance would become ingrained among Albanians throughout the region, strengthening a pan-Albanian ideology corrosive of existing borders and possibly even enriching the soil for radical Islam.

Some officials fear the international community may not be able to focus sufficient energy or will to resolve Kosovo status without a crisis on the ground. “Not making a decision is making a decision”, a diplomat at the UN observed. “If the situation on the ground seems stable, the Security Council would rather do nothing than something difficult”, another noted. A European official dealing with security bluntly described the attitude of not a few in the international community: “Let it rot, then we’ll see. The Kosovo solution will rely on a big mess or violence in March”.

This must be proved wrong. The international community must deliver upon its promises, implied and explicit. Specifically:

  • The Contact Group should not permit delay in Ahtisaari’s proposals after 21 January 2007 and should not water them down. It should refer them quickly to the UN for Security Council consideration.
     
  • The EU Council should give its preparations and requirements for assuming post-status responsibilities in Kosovo more prominence, both for European public opinion and the Security Council. The incoming German Presidency should make uniting member states behind the Ahtisaari proposals a top priority.
     
  • The Security Council should act promptly and positively when it receives Ahtisaari’s proposals, recognising that delay would likely mean a return of Kosovo to its agenda soon in crisis circumstances.
     
  • Kosovo institutions should strengthen good governance so as to gain more legitimacy with their public and be prepared to exercise new responsibilities effectively once status is resolved.
     
  • Serbia should be encouraged to engage with the Kosovo independence project and extract the maximum benefit for its own long-term interests and those of the Kosovo Serb minority but be left in no doubt that it does not have a veto over the international community’s status decision.

 

Pristina/Brussels, 20 December 2006

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.