Report / Europe & Central Asia 4 minutes

Një ushtri për Kosovën?

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

Përmbledhje Ekzekutive

Bashkësia ndërkombëtare është vetëm disa muaj larg vendimit që pritet ta bëjë Kosovën shtet por planet për aranzhmanet për sigurinë kanë mbetur prapa. Mbi të gjitha bashkësia ndërkombëtare nuk bën të lejojë që Kosova të bëhet shtet i dobët; Kosova e ardhshme ka nevojë të keto institucione të mirëfillta që do të garantojnë sundimin e ligjit dhe paprekshmërinë e kufijve të saj, që do ta luftojnë krimin e organizuar dhe terrorizmin ndërkombëtar. Në kërkim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk mund të bëhet pazar me elementet që janë të rëndësishme për ndërtimin e një shteti stabil. Përbërës thelbësor i strukturave të sigurisë në Kosovën e pavarur duhet të jetë një ushtri e ndërtuar pjesërisht mbi Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), por më e vogël si forcë dhe e orientuar kah misionet ndërkombëtare siç janë misionet paqeruajtëse dhe që në pesë vitet e para do t’i nënshtrohet kontrollit të rreptë të NATO-s dhe do të ketë madhësi dhe kompetenca të kufizuara.

Nevojat për siguri në një Kosovë të pavarur janë më se të qarta. Ajo ka nevojë për siguri të brendshme dhe mbrojtje nga sulmet nga jashtë, por në të njëjtën kohë nuk mund të bëhet kërcënim për fqinjët. Strukturat ekzistuese, formale, të sigurisë duhet të vihen nën kontrollin e institucioneve të reja të qeverisë demokratike. Strukturat e armatosura ekzistuese, joformale, edhe ato të mbetura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës si edhe ato të lidhura me krimin e organizuar, duhet të minimizohen. Pakicat etnike – veçanërisht serbët e Kosovës – duhet të mbrohen e jo të kërcënohen nga strukturat shtetërore të sigurisë.

NATO duhet të jetë e gatshme që të mbajë forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) në gjendjen në të cilën është tani për një kohë më të gjatë, që të garantojë mbrojtjen nga jashtë dhe – në një masë më të vogël – të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, pra duhet t’u rezistojë presioneve që kjo forcë të reduktohet dhe të shuhet fare para se shteti i ri të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe të dy këto vende të bëhen anëtarë të programit Partneritet për Paqe (PpP) (Partnership for Peace - PfP).

Edhe pse sipas disave – pasi ka prani të KFOR-it – Kosova e varfër dhe e ndarë nuk ka nevojë të ketë ushtrinë e saj, megjithatë demilitarizimi i plotë nuk është i realizueshëm. Mosbesimi i madh që mbretëron e bën këtë ide të paqëndrueshme. Kjo do të shndërrohej në një fasadë pas të cilës do të fshiheshin grupet paramilitare jozyrtare duke e kthyer vendin e ri – dhe fqinjët e saj – në vend më pak të sigurt dhe më pak të aftë për të mbajtur rendin dhe ligjin. Një ushtri zyrtare, e vogël, e zhvilluar nën mbikëqyrjen e NATO-s, është mjeti më i mirë për të bërë demilitarizimin gradual të shoqërisë si dhe për t’ia mundësuar Kosovës pjesëmarrjen në marrëveshjet kolektive rajonale për sigurinë, që janë çelës i sigurisë dhe demilitarizimit të qëndrueshëm.

Nëse do të menaxhohej dhe udhëhiqej mirë, ushtria do të ndihmonte në zhvillimin e një identiteti stabil dhe multi-etnik, apo së paku etnikisht neutral, të shtetit të ri. Ndërtimi i një ushtrie profesionale, të bashkuar dhe që përfaqëson të gjitha komunitetet, në një shtet të përçarë thellë mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe refuzuese, kërkon që hapat të zgjidhen me kujdesin më të madh. Elementet që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e saj nuk duhet të detyrohen të bëjnë këtë; në anën tjetër, një ushtri e tillë nuk mund të krijohet pa marrë në konsideratë institucionet ekzistuese dhe aspiratat e shumicës që kanë var shpresat dhe besimin në forcën mbrojtëse civile të dalë nga UÇK-ja, TMK-në.

Do të jetë shumë e vështirë që të ndërtohet një identitet i Kosovës që nuk do të jetë ekskluzivisht shqiptar. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë realiste dhe të shfrytëzojë levat që ka për të ndikuar në shoqërinë kosovare. TMK-ja, me evoluimin e pjesshëm nga rrënjë dhe bazë paramilitare, me varësinë në ekspertizën e NATO-s dhe me vullnetin që të bëjë ndërrime thelbësore, paraqet një rast të mirë për të ndërtuar një ushtri.

Kjo ushtri duhet të jetë e vogël, e pajisur me armatim të lehtë, forcë multi-etnike me 2.000 deri 3.000 trupa, të trajnuar nga një mision i veçantë i NATO-së sipas një plani dhe orari transparent dhe e cila do të bëhej operacionale plotësisht diku kah vitet 2011-2012. Kjo nuk do të duhej të dyfishonte funksionet policore por do të duhej të ishte e orientuar kah kërcënimet nga jashtë, të bëjë hapat e parë operacional në iniciativat rajonale dhe operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, e pastaj gradualisht të bëhet anëtare e PpP si dhe anëtare e vet NATO-s. Qysh në viti 2007 duhet kërkuar rastin për dërgimin e tyre jashtë vendit, duke shfrytëzuar ekspertizën e ndërtuar në TMK, siç është ajo për deminim. Detyrat e ushtrisë në çështjet e sigurisë së brendshme duhet të kufizohen në masë të madhe dhe të mos shkojnë shumë më larg se sa mandati që ka tani TMK-ja për mbrojtjen civile, ndërtim dhe rindërtim.

E tërë kjo duhet të bëhet në bazë të marrëveshjeve të arritura në kuadër të zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Këtu duhet të caktohen një varg kufizimesh për numrin dhe kompetencat e ushtrisë si dhe rolin e NATO-s në qeverisjen dhe udhëheqjen e saj. Kjo nuk është e thënë të negociohet me Prishtinën apo Beogradin e madje mund të ketë vetëm formën e një vendimi të Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s apo të Grupit të Kontaktit që udhëheq procesin e statusit. Megjithatë, është më mirë që bashkësia ndërkombëtare të shfrytëzojë të gjitha levat që ka në dispozicion që gjatë zgjidhjes së statusit final të sqarohet kjo çështje e jo kjo të lihet pezull për t’u marrë me të më vonë. Duhet të synohet që Kosova, gradualisht, të futet në Prartneritetit për Paqë (PpP), së bashku me Serbinë, e pastaj marrëveshja/vendimi të zëvendësohet me marrëveshje të reja. Mekanizmat e PpP-së mund të shfrytëzohen që ushtria të përgatitet të marrë nga KFOR-i rolet për garantimin e sigurisë duke ia mundësuar KFOR-it që në fund të tërhiqet tërësisht.

NATO dhe BE duhet të vazhdojnë të bëjnë presion mbi Prishtinën që kjo të jetë më kreative në inkuadrimin (përfshirjen) e serbëve të Kosovës në çështjet e sigurisë e veçanërisht në ushtri. Tradita serbe duhet të përfaqësohet në ushtri, duke plotësuar traditën shqiptare të UÇK-së dhe të TMK-së. NATO dhe BE duhet të punojnë së bashku edhe në krijimin e një ambienti që do të mirëpret dhe do të mbështesë iniciativat e Prishtinës. Shpejtësia e hyrjes së Serbisë në BE dhe në NATO duhet të kushtëzohet edhe me trajtimin që ajo i bën fqinjit të vet jugor, veçanërisht me atë se sa i inkurajon apo i dekurajon serbët e Kosovës që të integrohen në strukturat e reja.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 28 korrik 2006

Executive Summary

The international community is just months away from decisions that are expected to make Kosovo a state, but planning for the security ramifications has not kept pace. It must avoid creating a weak state; the future Kosovo needs adequate institutions to ensure the rule of law and the inviolability of its borders, and to combat transnational organised crime and terrorism. Elements important for building a sustainable state must not be traded away to achieve recognition of Kosovo’s independence. A key component of post-independence security structures should be an army built in part upon the Kosovo Protection Corps (KPC), albeit a small one oriented to international missions like peacekeeping and subject in the first years to strict NATO control and limitations on its size and capabilities.

An independent Kosovo’s security needs are clear. It requires internal stability and safety from external attack but at the same time, it must not be a threat to its neighbours. Existing formal security structures must be placed under the control of the new institutions of democratic government. Existing informal armed structures, both the legacy of the insurgent Kosovo Liberation Army (KLA) and those linked to organised crime, must be minimised. Ethnic minorities – particularly Kosovo’s Serbs – must be protected, not threatened, by the state’s security structures.

NATO should be prepared to maintain its Kosovo Force peacekeepers (KFOR) in the state for a long period to provide external protection and, to a lesser extent, contribute to internal stability, resisting pressures to reduce and then eliminate it altogether before the new state’s relations with Serbia are fully normalised and both states have become members of the Partnership for Peace (PfP) program.

Some will argue that with KFOR there, a poor and divided place like Kosovo does not need its own military, but full demilitarisation is impracticable. There is insufficient trust to sustain it. It would become a façade, behind which unofficial paramilitary groups would coalesce, making the new state – and its neighbours – less rather than more secure, and less amenable to the rule of law. A small official army, developed under NATO oversight, is the most appropriate tool, both to prompt the gradual demilitarisation of society and to enable Kosovo’s entry into regional collective security arrangements, which are the key to sustainable demilitarisation and security.

If managed well, an army can help develop a stable, multi-ethnic or at least ethnically neutral, identity for the new state. Fashioning a united, representative and professional army for a state deeply divided between the Albanian majority and the rejectionist Serb minority requires a careful choice of building blocks. Unwilling elements cannot be forced to cohere but such an army also cannot be created without regard to existing institutions and the expectations of the majority, who invest hope and authority in the KLA-derived civil protection body, the KPC.

Steering Kosovo’s post-status identity away from exclusively Albanian markers is going to be an uphill task. The international community should be realistic and use the levers available to it in Kosovo society. With its partial evolution from paramilitary roots, dependency on NATO expertise, and willingness to undergo substantial change, the KPC offers it an opportunity to exercise a free hand in moulding the army that it should not refuse.

That army should be a small, lightly-equipped, multi-ethnic force of between 2,000 and 3,000 personnel, trained by a dedicated NATO mission to a transparent plan and schedule, and brought to operational capability by 2011-2012. It should not duplicate any police functions but should instead be constructed with an outward orientation, to take its first operational steps in regional initiatives and international peacekeeping operations, and eventually gain membership in PfP and NATO itself. An opportunity should be found as early as 2007 for the first deployment abroad, drawing upon expertise built up in the KPC, like demining. The army’s internal security tasks should be severely limited, not much beyond the KPC’s present civil protection, engineering and reconstruction mandate.

All this should be framed by accords reached as part of Kosovo’s final status settlement. These should also specify a range of limitations on the army’s numbers and capabilities, and NATO’s role in its governance. Not necessarily negotiated with Pristina and Belgrade, this could even take the form of a conclusion of NATO’s North Atlantic Council, or of the six-nation Contact Group guiding the status process. It is better, however, to use the leverage the international community possesses during the final status settlement to create clarity on this sensitive issue, than to leave it hanging, to be dealt with afterwards. The aim should be to graduate Kosovo into the PfP, together with Serbia, when the accords should be superseded by new treaty arrangements. PfP mechanisms can be used to prepare the army to take over security roles from KFOR, eventually allowing for KFOR’s complete withdrawal.

NATO and the EU should maintain pressure on Pristina to be creative in bringing Kosovo Serbs on board, in the security sphere and army in particular. Serb tradition should be represented in the army, complementing the Albanians’ KLA and KPC tradition. NATO and the EU should also work together to create a supportive environment for Pristina’s initiatives. Serbia’s pace of accession to the EU and NATO should be partially dependent upon how it treats its southern neighbour, in particular whether it encourages or discourages Kosovo Serbs from integrating into the new state’s structures.

Pristina/Belgrade/Brussels, 28 July 2006

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.