Report / Europe & Central Asia 2 minutes

Kosova: Sfida e tranzicionit

  • Share
  • Ruaj
  • Print
  • Download PDF Full Report

Përmbledhje ekzekutive

Çështja kryesore në procesin e përcaktimit të statusit është krijimi i një Kosove që do të ketë gjasat më të mëdha për të pasur stabilitet dhe zhvillim. Ndonëse, teoretikisht, pajtimi mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet i dëshirueshëm, vështirë se qeveria serbe do ta pranojë vullnetarisht ndonjë formë të pavarësisë, pa marrë parasysh se sa e kufizuar apo e kushtëzuar të jetë, kusht ky i nevojshëm për të pasur një zgjidhje që do të sjellë stabilitet afatgjatë. Bashkësia ndërkombëtare, e sidomos Emisari Special i OKB-së i angazhuar të udhëheqë procesin e statusit, Martti Ahtisaari, duhet të jenë gati ta imponojnë paketën e pavarësisë së Kosovës, pa marrë parasysh se nga ana diplomatike, mund të jetë i rëndë ky hap, shiquar në një afat të shkurtë, e jo të shpresojnë se do të zhduken dallimet në mes Prishtinës e Beogradit për një zgjidhje ambiguoze (të paqartë, me shume kuptimësi), apo me një zgjidhje tjetër ku elementet kryesore do të lihen për t’u sqaruar më vonë.

Asnjë nga këto nuk e heq përgjegjësinë e shumicës shqiptare në Kosovë. Këta duhet të ofrojnë një paketë të drejtash për serbët e Kosovës dhe pakicat tjera në së paku tri sfera: përfaqësimin në institucionet qendrore, decentralizimin dhe trashëgiminë fetare e kulturore. Detajet e përfshirjes dhe përfaqësimit në institucionet kryesore qeverise, me aranzhmane për inkudrimin e vendeve amë gjegjëse në sferat siç janë kultura, arsimi e ndoshta edhe sfera tjera, duhet të negociohen jo vetëm me pakicën serbe në Kosovë por edhe me turqit, boshnjakët dhe të tjerët. Një marrëveshje për decentralizimin, që në instancën e parë, do të arrihet nga Ahtisaari dhe ekipi i tij, do të mund të implementohej më pas nën mbiqkyrjen ndërkombëtare në një afat trevjeçar, siç është bërë me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni. Negociatorët e Prishtinës, poashtu, duhet që menjëherë të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë rreth një pakete me aranzhmane (mekanizma) për mbrojtjen e saj dhe pronës së saj. Vetëm kur kjo punë të jetë kryer në terren, Grupi i Kontaktit duhet të tregojë gatishmërinë e vet që të ndëmarrë hapa të bashkërenduar, formal, drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Paketa e pavarësisë që bashkësia ndërkombëtare, do ta vendos për Kosovën, duhet ta ketë si prioritet zhvillimin shoqëror e ekonomik. Përpilimi i këtij plani duhet t’i jep rast Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij, që të shtojnë përkushtimin, përfshirë këtu edhe resurset, ndaj Ballkanit Perendimor në përgjithësi. Një asistencë zemërgjërë për zhvillimin e arsimit, si dhe libelarizimi i vizave janë më se të nevojshme, njësoj si edhe asistenca për zhvillimin rural. BE-ja nuk duhet të përfundojë duke shpenzuar më tepër për misionin e vet që do të vihet në Kosovë pas statusit, se sa për fondet për anëtarësim të vendit të ri.

Edhe pse një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e nevojshme që të vëjë Kosovën në rrugën e pavarësimit nga Serbia, çfarëdo misioni i ri ndërkombëtar që do të vihet këtu do të ishte e dëshirueshme që të bëjë këtë në marrëveshje me shtetin e ri, ndërsa më së miri do të ishte që kjo të përcakohet edhe me kushtetutë. Prezenca ndërkombëtare duhet të ketë më pak fuqi se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë. Institucionet e BE-së me të drejtë e theksojnë se dëshirojnë të shohin një Kosovë që do të trajtohet gati në të gjitha aspektet si një vend normal, me politikanë që i përgjigjen zgjedhësve të tyre. Por, është një pikë në të cilën bashkësia ndërkombëtare duhet të mendojë të ketë një mision më të angazhuar: Kosova veriore, veçanërisht Mitrovica, ku strukturat paralele serbe e sfidojnë hapur UNMIK-un si edhe qeverinë e përkohshme (IPVQ-në). T’i lihet qeverisë së Kosovës së re që të riintegrojë veriun, do të thotë që të lejohet shpërthimi i dhunës. Një autoritet ndërkombëtar kalimtar i vendosur atje është përgjigjja më e mirë.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 17 shkurt 2006

Executive Summary

The key issue in the current final status process is the creation of a Kosovo that will have the greatest chance of lasting stability and development. While agreement between Belgrade and Pristina remains desirable in theory, it is extremely unlikely that any Serbian government will voluntarily acquiesce to the kind of independence, conditional or limited though it may be, which is necessary for a stable long-term solution. The international community, and in particular the UN Special Envoy charged with resolving the status process, Martti Ahtisaari, must accordingly prepare for the possibility of imposing an independence package for Kosovo, however diplomatically painful that may be in the short term, rather than hoping to finesse Pristina and Belgrade’s differences with an ambiguous solution, or one in which key elements are deferred.

None of this removes any responsibility from Kosovo’s Albanian majority. They must offer packages of rights for Kosovo’s Serb and other minorities in at least three areas: central institutions, decentralisation and religious and cultural heritage. Details of inclusion and representation in core governing institutions, with arrangements for involvement of the relevant mother country in fields such as culture, education and possibly more, should be negotiated with not only Kosovo’s Serb minority but also its Turks, Bosniaks and others. An agreement on decentralisation, to be brokered in the first instance by Ahtisaari and his team, could then be implemented under international oversight for three years, as was done with the Ohrid Agreement in Macedonia. Pristina’s negotiators should also immediately start direct negotiation with the Serbian Orthodox Church in Kosovo on a package of protection arrangements for it and its sites. Only once this groundwork has been done should the Contact Group be prepared to make concerted, formal moves toward recognising Kosovo’s independence.

The independence package the international community settles upon Kosovo should prioritise its social and economic development. Crafting it should be an opportunity for the European Union and its member states in particular to expand their commitment, including resources, to the Western Balkans generally. A generous education assistance program and visa liberalisation are needed, as is assistance for rural development. The EU must not end up spending more on its own post-status mission costs in Kosovo than it does on pre-accession structural funds for the new country.

While a new UN Security Council resolution will be vital to set Kosovo on a course of independence from Serbia, any new international mission there should desirably be based on agreement with the new state, preferably founded in its constitution. This international presence should have fewer powers than the High Representative has enjoyed in Bosnia. EU institutions properly emphasise that they want a Kosovo which can be treated in most respects as a normal country, with politicians answerable to their own electorates. But there is one area where the international community should consider a more intrusive mission: northern Kosovo, and Mitrovica in particular, where Serb parallel structures defy UNMIK and the provisional government (PISG) alike. Leaving a new Kosovo government to try to incorporate the north would invite a violent breakdown. A transitional international authority there is the only sensible answer.

Pristina/Belgrade/Brussels, 17 February 2006

Subscribe to Crisis Group’s Email Updates

Receive the best source of conflict analysis right in your inbox.